Berisha: HEC i Skavicës të ndërtohet, do prodhojë 350-400 megavat

Tiranë, 3 shkurt, NOA Hidrocentrali i Skavicës
është një projekt që duhet mbëhstetur dhe realizuar pasi jo vetëm që shton rreth
350-400 Megavat prodhim të energjisë elektrike, por përmes tij do të optimizohet
edhe tërë funksionimi i kaskadës. Në rast se këtë janar, pavarësisht nga
fatkeqësia natyrore, KESH ia doli të prodhojë një sasi të paprodhuar kurrë më
parë, rreth 700 milionë kilovat/orë, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës këtë
prodhim e bën të mundur në tërësi, pa dallim të madh në kohë. Janë mbi 1
miliard kilovat/orë energji elektrike që do të prodhohen më shumë nga ky
hidrocentral, tha lidhur me një fakt të tillë, kryeministri Berisha gjatë
mbledhjes së sotme të qeverisë.
Sipas tij, ky projekt ka rreth 30 vite që po
qarkullon në të gjitha kabinetet qeverisëse të këtij vendi.
Qeveria e mëparshme kishte firmosur një
memorandum mirëkuptimi me një nga kompanitë më serioze energjetike në Itali dhe
grupit më serioz financiar. Qeveria jonë vendosi ta njohë këtë vendim dhe e shndërroi
në pas në një tender që kjo kompani e fitoi. Por ajo pati një problem me ortakët,
se ishte konsorcium, ndërkohë që edhe mendimi i ekspertëve evoluoi lidhur me
përmasat e digës dhe të sipërfaqes së liqenit, tha më pas Berisha duke sqaruar
etapat e ndërtimit të këtij hidrocentrali.
Sipas tij, tani ekziston alternativa e rihapjes
së tenderit, ose marrjen përsipër të ndërtimit të këtij HEC-i nga vetë qeveria
shqiptare. Kostoja e tij do jetë gjysmë miliardë euro.
n.e/NOA