Meta: Kryeministri të mbledhë Parlamentin për 3 ligjet, Berisha: Të hënën i votojmë
KUKES- Ftesës së kreut të LSI-së Ilir Meta për mbledhjen e Parlamentit me qëllim votimin e 3 ligjeve , kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në një hark të shkurtër kohor, nga Kukësit.
Nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka apeluar edhe njëherë për miratimin e tre ligjeve të integrimit, duke u shprehur se opozita është e gatshme t’i votojë ato me qëllim që të hyjnë në fuqi në muajin shtator, me formimin e Parlamentit të ri.
Megjithëse në një qytet tjetër, Berisha lajmëroi se të hënën mblidhet Parlamenti i Shqipërisë, për të votuar 3 ligjet e integrimit.
Berisha: Të hënën mbledhim parlamentin, votojmë 3 ligjet, Rama mjeran
Ditën e hënë mblidhet parlamenti i Shqipërisë, për të votuar 3 ligjet e integrimit. Lajmi u konfirmua nga kryeministri i vendit Sali Berisha nga Kukësi gjatë prezantimit të kandidatëve të për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballë hapur sepse bëmë gjithcka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse në cdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran vjen në Parlament me çelsin në qafë. I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 2011 gjer më sot për të gjithë shqiptarët. Se ti zotëri kishe amnistuar Koçon. Ti që i jepje Koços 80 % të tenderave të Bashkisë, të gjithë reklamat e kryeqyteti, ti që i llogarisje bulevardin për sheshe ndërtimi refuzove e amnistinë fiskale, ndaj të votojmë sëbashku me ligjet amnistinë fiskale. Pazarxhiu i 1 prillit deklaroi se unë pranoj paketën e Ilirit. Sot janë 224 ditë, që ai ka bllokuar për secilin prej jush pasaportën më prestigjioze pas NATO-s, pasaportën e e statusit të vendit kandidat. U bënë 224 ditë që ai bllokoi qindra milion euro për fermerët shqiptarë”, tha Berisha.
Berisha duke iu kërkuar kuksianëve që të votojnë numrin 44, Partinë Demokratike më 23 qershor e cila ndërtoi autostradën e Kombit, shprehu angazhimin për vijimin e investimeve të tjera në këtë zonë.
Kryeministri risolli në vëmendje përshkrimet që kryesocialisti ka bërë për Shqipërinë duke i kujtuar se e ka cilësuar si “karrocën e Ulokut”. Berisha iu përgjigj akuza të Ramës në lidhje me cilësimet dhe vlerësimet që kosovarët kanë për kryeministrin e Shqipërisë duke theksuar se Kosova nuk i fal atij përpjekjet që ai bëri për të penguar ndërtimin e rrugës së Kombit.
"Alternativa tjetër është alternativa e akuzave, akuza akuzave. Alternativa e poshtërimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njeriu që vetëm pak vite më parë do të shkruante për vendin e tij me fjalët me të ndyra të fjalorit shqiptar, do e quante ‘karrocën e Ulokut’. Kosova e njeh një mijë herë më mirë se ti Skënderbeun, por Kosova nuk të fal ty Edvin Kristaq Rama, se kur ne po çanim malin për të ndërtuar autostradën e Kombit ti dërgojë deputetët e tu për të ngritur çadrat për grevë në tunelin e Kalimashit’, theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë, tha se alternativa e Partisë Socialiste është bllokimi, ndërkohë ë iu përgjigj Ramës në lidhje me cështjen e vizave me Amerikën.
“Alternativa tjetër, vetëm bllokim, bëri gjithçka për të bllokuar marrëveshjen e stabilizim associmit, i shndërroi deputetët e tij në qenie mjerave që hynin në Parlament sikur ishin në një vath jo në Parlamentin e vet. Për NATO-n blije deklarata sharlatanësh. Për vizat, bërë gjithçka që shqiptarët të mos lëviznin të lirë në Evropë, dështove. Dje deklarove se Berisha kërkon heqjen e vizave me Amerikën që të mos mbete shqiptar në Shqipëri, me metrin tënd dhe moralin tënd ashtu del, por për shqiptarët, Shqipëria është Amerika, nuk është në pasurinë e Amerikës nuk ka fuqinë e saj, por ka baltën më të ëmbël se mjalta , ka dashurinë me të pakufishme se malet”, shtoi Berisha.
Meta: Berisha të mbledhë parlamentin për 3 ligjet, KQZ t’i kthehet legjitimiteti

Sipas Metës, i takon kryeministrit Berisha të tregojë vullnet për to e të ndalë akuzat ndaj opozitës.
“Të miratojmë 3 ligjet dhe ti japim një mesazh pozitiv Bashkimit Europian. Gjërat janë të qarta, opozita është e gatshme të votojë tre ligjet që ato të hyjnë në fuqi në shtator, i takon Berishës të tregojë vullnet”.
Meta tha më tej se, kërkesa e opozitës për tre ligjet nuk është pazar por në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.
“Miratimi i tre ligjeve është edhe në interes të doktorit duke qenë se shprehet se do fitojë zgjedhjet. I merr tani tre ligjet t’i zbatojë në shtator, është kompromis jo pazar. Kjo nuk është lojë fjalësh, ana tjetër e bën këtë lojë, ata s’duan të miratojnë tre ligjet duan të vazhdojnë me akuza dhe t’ja faturojnë mosvotimin e tyre opozitës”, tha Meta.
Kreu i LSI-së shtoi, “Nëse do kishim drejtimin e parlamentit do kishim nisur procedurën zyrtare për miratimin e tyre, shpresoj që mazhoranca të veprojë me zyrtarizimin e kësaj rruge, pasi deklaratat tona janë publike”, tha ai.
Ndërsa për sa i përket çështjes të KQZ-së, Meta u shpreh se funksionimi i këtij institucioni nuk varet tek plotësimi i vendeve vakant por tek vendosja e konsensusit, legjitimitetit dhe besimit tek ky institucion, gjë të cilën sërish ia faturoi kryeministrit Berisha.
“Çështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ që është cenuar nga mazhoranca. Nuk është tek plotësimi i vendeve vakant, por tek rivendosja e konsensusit dhe besimit tek KQZ. I takon mazhorancës të tregojë bashkëpunim, opozita është angazhuar, ka plotësuar të gjithë detyrimet e kodit, nuk ka bojkotuar siç e paragjykon Berisha, do ketë edhe angazhime të tjera shtesë, pra garanci që vota do numërohet dhe jepet në mënyrën më demokratike dhe të sigurt”, tha ai.
I pyetur nëse opozita do bëjë fushatë të ndarë apo secila parti veç, Meta tha që rëndësi ka qëllimi i kësaj fushate, që sipas tij është fitorja e 80 mandateve.
“Jemi 37 parti në koalicion, nëse do dalim të gjithë së bashku nuk është shumë efikase në objektivat që kemi, do të na shikoni sipas rastit, por në cdo rast në funksion të një qëllimi të përbashkët, fitore plebishitare me arritjen e 80 mandateve. Synojmë krijimin e një mazhorance solide që realizon të gjitha reformat që kërkon rigjallërimi i vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës”, tha ai.
Meta më tej foli edhe për programin ekonomik të LSI, duke shtuar se, “thelbi dhe prioriteti i tij është vetëm në funksion të punësimit, arsimim në funksion të tregut të punës, ndryshim i modelit ekonomik në funksion të rritjes së prodhimit dhe eksporteve, edhe politikat fiskale duhet të jenë në funksion të rritjes së punësimit”, shtoi kreu i LSI.
(m.a/e.m/BalkanWeb)