E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon përfaqësuesin e ODIHR: KQZ duhet të plotësohet

TIRANË- Kreu i FRD-së Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me koordinatorin special i OSBE-së, Roberto Battelli. Pas këtij takimi Topi u shpreh se takimet me përfaqësues të ODIH do vijojnë, ndërsa FRD do pasqytrojë për ta situatën e krijuar parazgjedhore.

“Nesër do kemi një takim po me përfaqësuesit e ODIHR, në ekspozojmë situatën kontratën e kemi me qytetarët”, tha Topi.

I pyetur nga gazetari i News 24 Mariglen Mërtiri, nëse KQZ po përjeton një ngërc, kreu i FRD-së Topi e vuri edhe njëherë theksin tek mirëfunksionimi i këtij institucioni.

“KQZ e ndryshuar është më e keqe se ajo e dikurshme kur presidenti dhe KLD kishin përfaqësues. Unë kam besim tek ligji them që KQZ duhet të plotësohet. E konsideroj politikën të drejtë kur mbrohen votuesit. KQZ presupozon themelin e një aktiviteti që lidhet me zgjedhjet, nëse shembet themeli, do shembet edhe ndërtesa”, tha Topi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›