Bode: BB nuk po heton qeverinë për projektin e bregdetit të jugut
Banka Botërore po inspekton vetveten dhe jo qeverinë shqiptare në zbatimin e projektit të bregdetit të jugut. Ministri i Financave Ridvan Bode ka hedhur poshtë akuzat se po abuzohet me tokat që përfshin projekti. Abuzimi i vetëm sipas tij qëndron në interpretimin politik të raportit. "Është ngritur dhe ka për qëllim dhe për mision vetëm investigime të procedurave të brendshme të bankës dhe nuk ka për objekt, për kompetencë, për qëllim që të investigojë qeverinë shqiptare" tha Bode.
Bode deklaroi se Banka botëror ka qenë në dijeni të prishjes së ndërtimeve pa leje në Jalë, madje kjo ka qene pjesë e marrëveshjes. "Ka dokumente të plota që prishja e ndërtimeve pa leje edhe në këtë pjesë të bregdetit që mbulohet me një projekt i Bankës Botërore është bërë në dakortësi dhe me kërkesën e autoriteteve të Bankës. Nuk ka qenë nisma e asnjë individi për të prishur ndërtimet pa leje, por ka qenë marrëveshja e bankës që ka detyruar përshpejtimin e prishjes së ndërtimeve pa leje" tha Bode. Ai ka hedhur poshtë akuzat nga opozita se këto ndërtime janë prishur me urdhër të qeverisë dhe se kritikohen nga Banka Botërore. Sipas ministrit Bode, ekziston me të vërtetë një problem, por ky problem ka të bëjë me një procedurë të brendshme të Bankës Botërore, e cila gjatë dizenjimit të këtij projekti nuk ka marrë në konsideratë rregullat e saj. Sipas ministrit të financave, gjithçka që thuhet në lidhje me prishjen e këtyre ndërtimeve është një mashtrim dhe se prishja është bërë me kërkesën e autoriteteve të bankës. Nuk ka qenë nisma e asnjë individi, por marrëveshja e bankës që ka detyruar prishjet pa leje, ka vijuar Bode. Duke qëndruar në faktet kundërshtuese, dhe duke iu drejtuar opozitës, ministri i financave ka sjellë ndër mend vitin 2004, ku ka theksuar se, qeveria juaj i ka konfirmuar bankës se prishja e objekteve në këtë zonë do të kryhej. Mbi këtë bazë u bë nga Banka Botërore një marrëveshje për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ministri Bode ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur opozita, për njollat e influencuara nga interesa kolektive, dhe sipas tij këto akuza nuk kanë lidhje me projektin që qeveria ka marrë përsipër. Qeveria nuk vë njolla, njollat e krijuara janë nga qeveria e mëparshme, ka përfunduar fjalën e tij, ministri Bode.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1