E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Liberalizimi i vizave, në kohën e premtuar

Liberalizmimi i vizave do të realizohet në kohën e premtuar nga qeveria. Kështu ka siguruar ministri i Jashtëm, Ilir Meta, i cili theksoi se qeveria do i përmbushë të gjitha detyrimet që duhen për të lejuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
"Qeveria shqiptare është e vendosur për të realizuar në në kohë të shpejt detyrimet që të liberalizohen vizat. Jemi të bindur se ky objektiv do realizohet në kohën e premtuar nga qeveria", tha Meta.
Ministri i Jashtëm Meta ka ftoi opozitën shqiptare që të japë kontributin e saj në liberalizimin e vizave. "Ftojmë opozitën të mos mungojë, por të kontribuojë në liberalizmin e vizave", vijoi Meta.
Ministri i Jashtëm bëri me dije se tashmë është dorëzuar raporti i dytë i përmbushjes së kritereve nga qeveria shqiptare për liberalizimin e vizave, raport që është miratuar nga Komiteti Ndërministror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›