PS: Prokuroria, kërkesë për heqjen e imunitetit të Mediut
Partia Socialiste i bëri thirrje Prokurorisë të Përgjithshme të depozitojë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit republikan Fatmir Mediu, për çështjen Gerdeci.
Deputeti Sajmir Tahiri, i bëri apel në emër të PS-së, Gjykatës së Lartë të zbardhë menjëherë vendimin për pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut dhe njëkohësisht nxisim me forcë Prokurorinë e Përgjithshme të depozitojë menjëherë në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Fatmir Mediu.
Sipas tij, "çdo dështim i ardhshëm apo hezitim për të vepruar nga Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme vlen të konsiderohet si bashkëfajësi për të fshehur drejtësinë".
Çështja ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, u pushua disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë për shkak të imunitetit që ai fitoi pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, duke u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Mediu ishte një ndër personat e akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme për "shpërdorim të detyrës" gjatë kohës që drejtonte ministrinë e Mbrojtjes, kur edhe ndodhi ngjarja e Gërdecit më 15 mars të vitit të kaluar, kur si pasojë e një shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.