E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 Aksidente në Sukth, një i vdekur

Dy askidente kanë ndodhur mbrëmë rreth orës 03.00 në aksin rrugor Durrës–Tiranë, në afërsi të Sukthit. Një automjet tip BMV ka dalë jashtë rruge. Si pasojë drejtuesi i makinës Ramadan Mani, 27 vjeç ka mbetur i vdekur gjatë rrugës për në spital. Vetëm pak minuta më vonë po në të njejtin vend një makinë e tipit benz është përplasur me trafikndarëset, por fatmirësisht nuk ka patur viktima. Sipas policisë shkak në të dy rastet ka qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›