Basha në Indi, forcohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve

Përtej lidhjeve kulturore dhe shpirtërore që figura si "Nënë Tereza kanë vendosur mes Shqipërisë dhe Indisë, zyrtarisht vendi ynë ka selinë diplomatike atje, ndërkohë që brenda vitit 2008-të edhe India do të hapë ambasadën e saj në Tiranë. Kështu vizita e shefit të diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha në Indi përtej hapjes së ambasades shqiptare kishte si qëllim forcimin e marrëdhenieve dypaleshe veçanërisht në fushën ekonomike. Gjate vizitës në Indi, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha zhvilloi takime me ministrin e Jashtëm të Indisë, si dhe me kryeministrin e Bengalit. Gjithashtu ministri i Jashtëm, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Kalkuta, ku bëri homazhe para Memorialit të Nënë Terezës dhe vizitoi Urdhrin e Saj.