Meta:Statusi kandidat, bashkepunimi eshte i domosdoshem
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta dhe Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Luan Rama kane apeluar dje per forcat kryesore politike qe te gjejne gjuhen e bashkepunimit per miratimin e reformave. Ne takimet e zhvilluar dje ne Mat dhe Bulqize, kreu i LSI-se e ka cilesuar si te domosdoshme bashkepunimin per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ai ka theksuar se duhen dhene mesazhe per bashkepunimin mes paleve. "Nuk mendoj se nuk ka ndonje shqiptar qe nuk e do vendin e tij dhe ndonjeri duhet te ndergjegjesohet dhe duhet te punoje me mire per ta ndihmuar vendin ne aspiratat drejt integrimit evropian", tha Meta. Ai ka vleresuar si mjaft te rendesishem dhe procesin e zgjedhjeve te ardhshme. "Zgjedhjet jane teper te rendesishme, sepse, pavaresisht se duhet te merret statusi, duhet te plotesohen tre rekomandimet, perseri sikurse e kam thene dhe ne vende te tjera, berja e zgjedhjeve sipas standardeve europiane do te jene shume te rendesishme per hapjen e negociatave, per vazhdimin e tyre e keshtu me radhe", tha nder te tjera Meta. Ndersa ne nje deklarate dhene dje per mediat, Luan Rama i eshte referuar zhvillimeve ne seancen e fundit ne Kuvend dhe ka shprehur keqardhje per gjuhen e perdorur. "Levizja Socialiste per Integrim distancohet nga sjellje te tilla qe nuk kane asgje te perbashket me etiken parlamentare, me etiken qytetare dhe me frymen evropiane te partneritetit midis faktoresh dhe aktoresh te rendesishem politike ne jeten parlamentare", u shpreh dje Sekretari i Pergjithshem i LSI-se. Ai ka theksuar se eshte e papranueshme nje etike e tille parlamentare, sidomos pas vizites se Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton beri nje jave me pare ne Tirane. "Ne politika shqiptare duhet te distancohet, duhet te lere menjane gjuhen e vjeter, mentalitetin e vjeter dhe te shfaqet me pergjegjshmeri te plote ne perputhje edhe me mesazhet qe vijne nga partneret tane nderkombetare, me mesazhet qe vijne nga Bashkimi Europian, me mesazhet qe vijne nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe nga i gjithe komuniteti nderkombetar qe pret nga Shqiperia, dhe ne menyre te vecante nga klasa politike sjellje, qendrime dhe veprime dinjitoze ne perputhje me interesat europiane te vendit", tha dje Rama. Ai ka theksuar se dy forcat kryesore duhet te ngrihen mbi debatet e momentit dhe te votojne reformat qe lidhen me procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. "Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim i apeloj te gjithe perfaqesuesit e shqiptareve ne sallen e Kuvendit te ngrihen ne nivelin e pergjegjesive te mandatit qe perfaqesojne, te ngrihen ne nivelin e misionit te rendesishem qe kane qe t'i kontribuojne krijimit te nje klime politike bashkepunimi dhe partneriteti jashte cdo paragjykimi dhe larg zhargoneve, fyerjeve, shpifjeve apo gjuhes qe nuk ka asgje te perbashket me standardet e sjelljes evropiane", u shpreh dje Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama.