E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri, Bylykbashi: Vendimet e gjykatave jane respektuar

Ceshtja e Fierit mban ende mberthyer palet politike ne debat per tre kushtet qe Komisioni Evropian i ka vendosur Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Drejtori i kabinetit te kryeministrit, Oerd Bylykbashi, tha se situata po perdoret politikisht dhe se realisht ne terren eshte dhene prej kohesh nje zgjidhje ligjore qe respekton ne cdo rast vendimet e gjykatave. Behet fjale per te pakten 13 procese gjyqesore, prej shkalles se pare ne ate te larte. Bylykbashi thote se sot Keshilli i Qarkut te Fierit pasqyron realitetin e ri te krijuar me ndryshimin e balancave ne disa Keshilla te bashkive dhe komunave qe perfaqesohen me anetare ne Keshillin e Qarkut Fier. "Kjo ka ndodhur ne Qarkun e Fierit. Ne disa prej komunave dhe bashkive kane ndryshuar mazhorancat dhe keto mazhoranca te reja kane vendosur te rimandatojne perfaqesuesit sepse ata qe ishin ne keshillin e qarkut nuk perfaqesonin vullnetin e ketyre mazhorancave. Kjo mund te ndodhe ne cdo moment", - u shpreh Bylykbashi. Sipas tij, mocionet e besimit si procedure ligjore, u zbatuan pikerisht ne momentet kur keto ekuilibra ndryshuan ne te pakten tete keshilla komunash e bashkish. Ne shtate, Partia Demokratike doli force ne mazhorance. Ne komunen Bubulline, Partia Socialiste zbatoi mocionin e besimit, duke nderruar perfaqesimin ne keshillin e Qarkut Fier pikerisht se fitoi ne nje moment te caktuar mazhorancen ne Keshillin e Komunes. Partia Demokratike nuk e coi kete rast ne gjykate, sepse e konsideroi procedure ligjore te cilen e zbatoi ne shtate njesi te tjera te qeverise vendore. "Kjo eshte nje e vertete e forte, por qe PS-se nuk i leverdis ta thote sepse do te tregonte menjehere qendrimin e saj te genjeshtert dhe mashtrues. Vete Partia Socialiste ne Komunen e Bubullimes, ndryshoi mazhorancen ne keshillin e komunes. Ka votebesuar perfaqesuesit e zgjedhur nga mazhoranca e djathte, i ka shkarkuar ata dhe ka emeruar nje perfaqesi te re. Gje qe Partia Demokratike nuk e ka kontestuar dhe mbetet ne fuqi", - shpjegoi Bylykbashi. Sipas tij, selia roze qellimisht po dezinformon publikun ne ate cfare kane konkluduar gjykatat me vendimet e tyre. Ne asnje rast, sic thote ai, gjykatat nuk kane rrezuar praktiken e mocionit te ndjekur ne keshillat e komunave dhe te bashkive pasi ligji eshte i qarte ne kete drejtim. "Vendimet e gjykatave, kane shfuqizuar akte individuale dhe ne asnje rast nuk ka pasur nevoje gjykata te interpretoje ligjin, sepse ai ishte i paqarte. Jo. Ligji eshte i qarte si kristal. Jane marre vendimet e gjykatave qe kane marre forme te prere, ne shkalle te pare ose apel, jane zbatuar ne keshillat perkates te komunes apo te bashkise dhe jane rimandatuar. Ky akt i dyte individual per rimandatim sot e kesaj dite, ne te gjitha rastet eshte i pacenuar nga PS ne gjykate. Une dua te qartesoj se ne kete situate ne Qarkun e Fierit ka vetem nje vendim te Gjykates se Larte. Dhe ne ate rast i vetmi vendim sot, i dhene nga Gjykata e Larte, i ka dhene te drejte Partise Demokratike", - shtoi Bylykbashi. Megjithese zgjidhja eshte e qarte, PD ofron nje formule kompromisi qe diktohet edhe prej afateve qe ngushtohen drejt vendimmarrjes evropiane per statusin. Keshtu PD propozon qe keshillat e bashkive dhe te komunave t'i nenshtrohen formules se mocionit, e cila te krijoje perberjen e keshillit te Qarkut te Fierit. "Eshte nje zgjidhje e cila perpiqet te kombinoje te drejten ligjore qe kane keshillat, situaten e krijuar nga vendimet e gjykatave dhe nje afat qe eshte shume i qarte, 20 nentori. Eshte nje zgjidhje e mire sepse na jep te gjithe ne, zgjidhjen e nje problemi absurd, lidhjen e Keshillit te Qarkut Fier me integrimin e Shqiperise, i cili eshte nje vendim qe do t'i vleje shqiptareve. I marre ne 100-vjetorin e Pavaresise se tyre, do t'i vleje ndoshta edhe per nje 100 vjetor tjeter", - theksoi Bylykbashi. Nga ana tjeter, ai sqaroi edhe nje moment qe sipas tij keqperdoret qellimisht nga PS. Bylykbashi tha se ne asnje rast nuk kerkohet qe te hiqet ndonje mandat keshilltari komune apo bashkie, i fituar per shkak te zgjedhjeve. Mocioni do te ndryshoje, nese ndodh, vetem delegimin e tyre ne Keshillin e Qarkut Fier. "Heqja e mandatit te nje keshilltari te qarkut nuk cenon ne menyre absolute mandatin e keshilltarit perkates, si keshilltar i komunes apo i bashkise. Kushtetuta edhe ligji thone, se keta persona do te perfaqesojne njesine perkatese, per sa kohe do njesia ta mbaje. Por edhe sikur ta humbasin mandatin e qarkut, ky person nuk humbet mandatin qe ka si keshilltar i njesise baze, bashki apo komune", - beri te qarte Bylykbashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›