E Martë, 3 Nëntor 2026

“Metamorfoza”/ Avokati i Pëllumb Gjokës: Duhen prova konkrete për të lidhur personin me ngjarjen

Është shtyrë seanca për shqyrtimin e ankimimit për masat e arrestit për 6 të arrestuarit nga operacioni “Metamorfoza”.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur 31 gushtin si datë për seancën ndaj Pëllumb Gjokës, Edmond Prek5s, Astmer Bilalit, Ardit Hasanpapajt, Oltion Bistrit dhe Xhevahir Litës.

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, shprehu rezerva mbi zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura, ndërsa theksoi se nevojiten prova konkrete për të lidhur personin me ngjarjen, e jo hamendësime.

“Unë mund t’iu them që në seancën e sotme kishte debat të fortë juridik mbi çështjen. SPAK ka të njëjtin qëndrim me prokurorët e vendeve te tjera, dhe jemi në sintoni të plotë. Por në sallën e gjyqit nuk ka sekrete e dosje hetimore, vetëm Shqipëria i bën gjyqet e mbyllura. Mediat duhet të jenë në sallë, vetëm Shqipëria i bën këto pisllëqe”, tha Manjani.

Në operacionin “Metamorfoza” u arrestuan 6 nga 15 persona të kërkuar.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›