E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti i keq/ Lezha në gatishmëri, deri tani ka rënë 20 mm shi dhe nuk ka krijuar problematika

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu, por fatmirësisht deri tani nuk janë regjistruar problematika.

Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit të së martës në të gjithë territorin kanë rënë rreth 20 mm shi.

“Referuar parashikimeve për përmbytje, autoritet vendore janë vënë në gatishmëri për të përballuar situatat që mund të krijohen”, thotë përgjegjësi i sektorit të Mbrojtjes Civile në prefekturën e Lezhës Nikoll Tushi.

Krahas motit me shi ka patur dhe rënie të temperaturave, ndërsa referuar parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencës kjo situata do të jetë prezente edhe përgjatë dy ditëve në vazhdim.

Ndërkohë vëmendja më e madhe e autoriteteve në Lezhë është përqendruar në zonat më risk më të lartë për përmbytje.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›