Shqipëri- Greqi, ja procedura e ndryshimit të të dhënave të identitetit për emigrantët

Të dhënat personale të emigrantit, si edhe të çdo qytetari tjetër, kanë rëndësi të dorës së parë, si për të vërtetuar identitetin e tij, ashtu edhe për të garantuar të drejtat e tij në drejtim të punës, të sigurimeve shoqërore, të tatimeve etj. Është e domosdoshme që në të gjithë dokumentacionin zyrtar, si në atdhe, ashtu edhe në vendin pritës, të dhënat e identitetit dhe të dhënat e tjera personale të jenë të njëjta.
Ndryshimi i të dhënave personale (emër, mbiemër, atësi etj), është diçka e zakonshme që lidhet me gjendjen personale e familjare, jo vetëm të emigrantëve por të çdo qytetari, p.sh. me lidhjen ose zgjidhjen e martesës, me pagëzimin, me gabimet që mund të bëhen gjatë përpilimit të dokumenteve të ndryshme (certifikata, pasaporta etj), të lëshuara nga organet kompetente shtetërore.Është e natyrshme kërkesa e ligjit që këto ndryshime tu bëhen të njohura deri në detaje autoriteteve kompetente, në mënyrë që të pasqyrohen në dokumentacionin që mbajnë ato për qytetarët. Kjo është e domosdoshme si për vendasit, ashtu edhe për emigrantët, dhe para së gjithash në interes të vetë personit që të mos ketë ngatërresa me institucionet e ndryshme e të mos pengohet në ushtrimin e të drejtave të tij. Në qarkoren Nr.1 të datës 7.1.2008 të Ministrisë së Brendshme, jepen udhëzime në lidhje me veprimet që duhen të kryejë emigranti në rast të ndryshimit të një ose të disa të dhënave të identitetit të tij. Në çdo rast pas ndryshimit të të dhënave të identitetit, emigranti duhet të pajiset me pasaportë të re, për të cilën autoriteti lëshues i shtetit nga vjen emigranti, duhet të vërtetojë se ajo jepet për zëvendësimin e pasaportës së mëparshme, për shkak të të dhënave të reja dhe të përmendet kuadri ligjor. në bazë të të cilit janë bërë ndryshimet .Ky vërtetim, si çdo dokument tjetër zyrtar i lëshuar në atdhe, duhet legalizuar fillimisht në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe pas kësaj, në ambasadën ose në Konsullatën Greke. Përkthimi duhet bërë në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme Greke ose nga një avokat grek i autorizuar për përkthime dhe që disponon dokument që vërteton se njeh gjuhën shqipe. Në vazhdim sqarohet si duhet vepruar në rastet e ndryshme të të dhënave të identitetit .
Ndryshimet e të dhënave të identitetit
Ndryshime të gjendjes civile të shtetasit në vendin ku emigron, si: Ndërrimi i emrit për shkak të pagëzimit ose i mbiemrit në rast martesave, ndarjeje apo anulimit të martesës, njohjes së fëmijës, adoptimit etj. Në këto raste, emigranti, përveç pasaportës së re dhe vërtetimit për ndryshimet përkatëse që përmendet më lart, duhet të paraqesë pranë bashkisë ku bën pjesë edhe dokumente zyrtare që vërtetojnë ndryshimin e të dhënave të identitetit, në mënyrë që të ridalë leja e tij e qëndrimit dhe të dhënat e reja për identitetin e tij, ose të rinovohet leja ekzistuese e qëndrimit, në qoftë se ndryshimet e mësipërme koincidojnë me kohën e rinovimit të lejes. Në qoftë se ndryshimet mbështeten në vendime gjyqësore të dhëna nga gjykata jo greke (zgjidhje martese, adoptim, njohje fëmije etj.), që të pranohen nga vendi i huaji ku jeton, ato duhet të ajohen me një vendim të një gjykate greke.
Ndryshimi i datëlindjes
Në këtë rast se personi ndryshon datëlindjen, përveç pasaportës së re dhe vërtetimit që e shoqëron atë, emigranti duhet të paraqesë dokument zyrtar nga organi kompetent i vendit të tij, ku të sqarohet ky ndryshim dhe të vërtetohet se ai nuk ka ndodhur për shkak të emigrantit, por për arsye që nuk varen nga ai.
Ndryshimi i emrin
Ndërrimi i emrit ose i mbiemrit për arsye të ndryshme, përveç pasaportës vërtetimit të lartpërmendur që e shoqëron atë, kërkohet kopje e vendimit të gjykatë së vendit ku emigrant ka origjinën, të lëshuar nga autoriteti administrativ përkatës. Në qoftë se në vendin e tij, ndryshime të tilla nuk bëhen nga gjykata, por nga administrata, duhet paraqitur gjithashtu vërtetim nga autoriteti konsullor i vendit të emigrantit në Greqi nga i cili të rezultojë kuadri ligjor i ndryshimit përkatës. Kërkesat që mbështeten në vendim gjykate të vendit të emigrantit, pranohen vetëm në qoftë se është paraqitur kërkesë për njohjen e tij, nga gjykata greke dhe ka dalë vendimi i saj.
Ndryshime të tjera
Ndryshimi i të dhënave të tjera përveç atyre që përmenden më lart, për shembull i atësisë, mëmësisë ditëlindjes, vendlindjes etj. Në raste të tilla, bashkë me pasaportën dhe vërtetimin që e shoqëron atë, duhet paraqitur edhe një kopje e vendimit të gjykatës së vendit të emigrantit i njohur me vendim të një gjykate greke. Ndryshime të vogla në shkrimin e të dhënave personale që eventualisht rrjedhin nga ndryshimi i mënyrës së shkrimit (për shembull ndryshim germash). Në këto raste, mjafton vërtetimi i lëshuar nga organet kompetente të venit të emigrantit i shoqëruar me pasaportë të re. Në rastin e kërkesave që kanë bërë emigrantë për tu legalizuar me dispozitat ligjore të viteve 2005-2007, duke paraqitur veç të tjerave dokumente të lëshuara nga ish.Ministria e Rendit Publik dhe rezultojnë ndryshime të vogla në të dhënat e identitetit, kërkesat do të pranohen vetëm në qoftë se nuk janë paraqitur të dhënat e rreme. Edhe në këto raste kërkohet vërtetim se është i njëjti person dhe pasaportë e re, siç përshkruhet më lart. Përkundrazi nëse bëhet fjalë për ndërrime të rëndësishme që ndryshojnë identitetin (për shembull ndërrim i plotë i emrit, mbiemrit, ditëlindjes etj), kërkesat do të refuzohen. Ndryshimet duhet të pasqyrohen edhe në shërbimet e tjera administrative si për shembull në Eufori, ent Sigurimi, OAED, institucione arsimore etj. Në bazë të qarkores së lartpërmendur, këto shërbime mund të bëjnë ndryshimet e nevojshme në dokumentacionin e tyre vetëm pas daljes së lejes së re të qëndrimit me të dhënat e reja.
Penalizohen mosdeklaruesit që kanë bërë ndryshime
Rikujtojmë se këto ndryshime duhen deklaruar në bashki brenda një muaji. Në rast të kundërt vendoset gjobë 250 euro, dhe në rast përsëritjeje, 500 euro. Të gjitha dokumentet zyrtare të lëshuara nga autoritetet shqiptare, pasi të legalizohen aty nga organet shtetërore kompetente, duhet të legalizohen edhe nga organi konsullor grek. Përkthimi i tyre duhet bërë në Shërbimin e Përkthimeve të Ministrisë së Jashtme Greke ose nga një avokat që plotëson kushte që përmenden më lart. Për informacion më të hollësishëm për çdo rast konkret, të interesuarit duhet të komunikojnë me Qendrën Telefonike të Shërbimit të Qytetarëve.
Last Updated on Wednesday, 18 March 2009 21:52