Ja dokumentet për lëvizjen e emigrantëve gjatë festës së Pashkëve

Greqi: Ka filluar leja për lëvizjen e lirë të emigrantëve për festimin e Pashkëve
Me qëllim lehtësimin e shtetasve të huaj të përfshirë në amendamentet ligjore të nenit 11, paragrafi 4 të ligjit 3386/2005 (F.E,K,212 A/23-8-2005), të cilët banojnë ligjërisht në Greqi, me vendim të ministrit të Brendshëm prof. z. Prokopis Pavlopulos, këta të fundit lejohen të vizitojnë Greqinë gjatë periudhës së festimeve të Pashkëve, në intervalin kohor nga 15-03-2009 deri në 15-05-2009. Shtetasit e huaj të sipërpërmendur që kërkojnë rihyrjen e tyre në vendin tonë do të duhet të jenë mbajtës e këtyre dokumenteve: A. Të lejes së qëndrimi që nuk ka skaduar. a- Të pasaportës së vlefshme ose dokumenti tjetër udhëtimi të vlefshëm të njohur nga vendi ynë. b- Të vërtetimit të tipit A (ngjyrë blu). Përfitojnë ata që kanë dorëzuar dokumente për rinovimin e lejes s ë qëndrimit, para skadimit të saj, për një nga kategoritë që parashikohen në ligjin 3386/2005 (p.sh për punë të varur, ushtrim shërbimesh të pavarura ose vepër, veprimtari ekonomike të pavarur, studime, bashkim familjar, bashkëshortë të shtetasve grekë ose të shtetasve të BE, prindër të vendasit etj). B. Të huajt që kërkojnë leje qëndrimi fillestare 1. Në bazë të dispozitave të paragrafit të 11 të nenit 91 të Ligjit 3386/2005, të paragrafit 4 të nenit 18 të Ligjit 3536/2007 ose në bazë të Vendimit të Përbashkët Ministror N.11702/2006:
Shtetasit e huaj të cilët kërkojnë dhënien e lejes fillestare të qëndrimit, karakterizohen:
1- Shtetasit të cilët kanë kërkuar të legalizohen në bazë të paragrafit 11 të nenit 91 të Ligjit 3386/2005, të paragrafit 4 të nenit 18 të ligjit 3536/ose në bazë të Vendimit të Përbashkët Ministror Nr. 11702/2006.
2- Në këtë rast në pikat kufitare ata do të paraqesin këto dokumente: a- Pasaportën e vlefshme. b- Vërtetimin e tipit A(ngjyrë Blu) se kanë dorëzuar dokumentet e plota për dhënien e lejes së qëndrimit në bazë të dispozitave të mësipërme.
Last Updated on Wednesday, 18 March 2009 16:31