Nisma, Bashkia mbjell pemë në bulevard
Në kuadër të nismës “një qytetar një pemë” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbjellë 37 pemë. Rama: "Në katër vitet e ardhshme do të mbidhen më shumë pemë sec janë mbjellur në këto 18 vitet e fundit".
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama u premton qytetarëve të kryeqytetit se sheshi “Skënderbej” do të kthehet në sheshin e tyre.
Në kuadër të nismës “një qytetar një pemë” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbjellë 37 pemë.
”Pres që ky bulevard të transformohet në një shesh të qytetarëve këmbësorë, familjarëve. Njëkohësisht në një shesh të rrethuar me të tjera pisha që do ta trasformojnë qendërn e Tiranës në zemrën e një zhvillimi të shekullit të ri”- tha kryetari i bashkisë.
Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme do të mbidhen më shumë pemë sec janë mbjellur në këto 18 vitet e fundit. Nisma është përkrahur dhe nga kompania e telefonisë celulare eagle mobile.
(s.g/BalkanWeb)