Qeveria “Berisha” nuk pranon dot mashtrimet e Edvinit lidhur me kartat e identitetit

Zëdhënësja e demokratëve përgënjeshtroi dje deklaratat e PS-së lidhur me pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime, duke deklaruar se PD nuk mund të pranojë që opinioni publik të manipulohet nga deklarata abuzive. Partia Demokratike është e hapur dhe mbështet çdo deklaratë, e cila ndihmon në përmirësimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, por, PD nuk mund të pranojë që opinioni publik të manipulohet dhe të mashtrohet nga deklarata të pabaza. Kështu u shpreh dje zëdhënësja e PD-së, duke përgënjeshtruar deklaratat e PS-së lidhur me pajisjen e qytetarëve me kartat e reja të identitetit. Selia Blu reagoi mbi një lajm të publikuar në disa media, në të cilin pretendohet që një person në Korçë ka marrë një certifikatë false në zyrat e PD për t’u pajisur me pas me letërnjoftimet e reja. “Gazeta TemA dhe ‘News 24’ kanë publikuar një lajm në të cilin pretendohet që një person në Korçë ka marrë një certifikatë false në zyrat e PD për t’u pajisur me pas me letër njoftimet e reja. Lidhur me këtë ngjarje, policia përmes një deklarate për median dhe ODIHR sqaron se policia ndaloi shtetasin Edmond Frashëri i cili deklaroi se këtë certifikatë ia ka dhënë punonjësja e zyrës së Gjendjes civile në Bashkinë e Korcës (PS), Violeta Qirinxhi për të cilën është bërë kallëzim penal në prokurorinë Korçë. Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Shtetit, përmes një deklarate për median, e cila i është dërguar dhe misionit të OSBE/ODIHR, sqaron se policia ndaloi shtetasin Edmond Frashëri, që deklaroi se këtë certifikatë ia ka dhënë punonjësja e zyrës së Gjendjes Civile në bashkinë e Korçës (përfaqësuese e PS-së), Violeta Qirinxhi, ndaj së cilës është bërë kallëzim penal në Prokurorinë Korçë”, deklaroi zëdhënësja e PD-së. Gjithashtu, zëdhënësja hodhi poshtë deklaratën e Kastriot Islami, se në listat e zgjedhësve ekziston shtetësja Shqype Hasibra, e cila është 159 vjeç. Sipas saj, Ministria e Brendshme verifikoi rastin dhe rezultoi se kjo shtetase është gjallë, 60 vjeçe, dhe jeton në fshatin Shkallnur, Komuna Rrashbull, Durrës.
...