Metoda në krijimtarinë shkencore
Për të ndihmuar studiuesit e rinj që merren me kërkime shkencore po u propozoj atyre disa çështje rreth metodës në krijimtari, mbi bazën e vëzhgimeve personale. Metoda është problemi kryesor për t‘u shqyrtuar kur pritet një ndryshim cilësor në kërkimet shkencore dhe në fushat e tjera të krijimtarisë. Fjala "metodë" vjen nga greqishtja dhe do të thotë "rrugë" për t‘u ndjekur. Çdo shkencë ka "rrugën" e vet kërkimore, por të gjitha mbështeten në tri shtylla bazë: vëzhgimin, analizën dhe përgjithësimin (sintezën), duke u plotësuar secila me teknika e rregulla të
përshtatshme për të. Vëzhgimi është themelori në çdo shkencë. Tek e panjohura shkohet përmes së njohurës dhe të pavlerësuarës, përmes dyshimit dhe verifikimit, por për këtë duhen detyrimisht vëzhgime. Vëzhgimi i pasur apo i ri për një temë bën që t‘i
përkushtohesh, të marrësh kënaqësi prej saj, të rritesh. Vëzhgimet e varfra sjellin përfundime të varfra, përsëritje të vetvetes apo të të tjerëve. Kur gjykojmë për vëzhgimet duhet të kemi parasysh disa aspekte: 1) Njeriu dallon e kupton për aq sa ka dije në kokë, aq sa kërkon, aq sa guxon; mungesa e dijeve të gjera e bën studiuesin jo kërkues. 2) Jo të gjithë njerëzit kanë
aftësi të njëjta vëzhgimi; studiuesit që kanë kujtesë apo vëmendje përzgjedhëse, kanë edhe aftësi vëzhguese më të mëdha. Vëzhguesit më të hollë janë skizofrenët që ushtrojnë vetëkontroll të qëndrueshëm në të menduar; prej tyre dalin gjenitë. 3) Kur studiuesi ka koncepte shkencore të ngurtësuara apo paragjykime të
natyrave të ndryshme, ai nuk arrin të shohë fakte të reja,
edhe pse ato kalojnë përpara tij. Konceptet aq sa janë
stimuluese mund të bëhen edhe frenuese. Aspektet negative në metodë krijojnë prapambetjen tek individi, si dhe stanjacion në një shkencë të caktuar. Prapambetja e individit duket kur ai të ripërtypë vetveten apo të tjerët. Stanjacioni në shkencë shfaqet
kur nuk ka risi në rezultate e në metodë. Vëzhgimet japin të dhëna për të bërë analizën e objektit në studim. Analiza është pjesa më interesante e studimit, sepse, përmes saj, formohen idetë, disa prej të cilave kanë lindur, //////////////qoftë si hipoteza, që gjatë vëzhgimeve. Analiza është gjykim konkret, aq sa është edhe abstragim. Verifikimi i dyshimeve dhe hipotezave është pjesë e qenësishme në këtë fazë të punës. Në analizë nxirren karakteristikat e dukurisë, faktit etj... duke evidentuar të veçantën nga e përgjithshmja, bëhen klasifikime, krahasime, argumentime, nxirren përfundimet. Kjo punë kërkon horizont të gjerë dijesh dhe respektim të kontributit të paraardhësve, gjë që të paaftët nuk e bëjnë. Nuk është aspak praktikë shkencore kur studiuesi në analizë nënvleftëson, mbivlerëson, shtrembëron, apo fsheh qëllimisht fakte. Kur studiuesi në analizë nuk shqyrton
opinionet e botuara të kundërta me ato që ka ai, do të thotë se ai është i paaftë të përballojë diskutimin shkencor; kjo praktikë është mashtruese, mund të përhapë ide të gabuara. Si zbatohen rregullat metodike në kërkimin shkencor? Zbatimi i tyre bëhet në
vartësi nga tipi psikologjik i krijuesit; çdo krijues i
përket tipit përshtatës ose tipit origjinal. Kjo ndarje
përcaktohet nga prirje natyrale, nga niveli profesional dhe
nga komplekse që përforcojnë njërin apo tjetrin tip. Po të analizojë gjithsecili kolegët e vet të mplakur, do të vërë re se disa tërë jetën kanë qenë përshtatës e disa jo. Ti, lexues, cilit tip i përket? Tipi përshtatës është më i përhapuri në botë. Dom Ndre Mjeda thoshte "gjysa e dheut, si dhentë e Ndreut". Të jesh përshtatës do të thotë të punosh mbi bazën e modeleve paralele të autorëve të tjerë. Studiuesit e rinj, në përgjithësi e fillojnë
krijimtarinë përmes përshtatjes, më vonë bëhet ndarja, shkëputet tipi origjinal. Gjatë diktaturës janë dhënë dy orientime: për klasën punëtore duhej të kishte "shpikje e racionalizime", kurse për intelektualët u dha orientimi i "përshtatjes", nga frika prej mendimit të lirë. Ky orientim rriti prodhimtarinë shkencore, por pengoi zhvillimin e mendimit të lirë shkencor, frenoi dhe
kontributin shqiptar në mendimin botëror. U mbyllëm në mendimin kolektiv. Metoda e përshtatjes degradoi në Shqipëri deri në forma banale, deri në plagjiaturë. Kjo është e keqja e metodës së përshtatjes, sepse lehtësisht mund të shndërrohesh në hajdut të mendimeve të tjetrit. Po kaq i dëmshëm ka qenë edhe orientimi që
me tema përgjithësuese duhet të merren vetëm persona të veçantë, të besuarit e partisë. Efekt frenues ka pasur edhe diskutimi kolektiv i temave për botim, sepse kjo uli përpjekjet për ngritje profesionale, u kultivua parazitizmi, u eliminua mendimi origjinal. Në këto rrethana u përhap shprehja që "nuk ka rëndësi se sa di, e rëndësishme është që të tjerët të kujtojnë se ti di shumë". Përshtatësit janë më prodhimtarë se sa tipat origjinalë, sepse nuk lodhen për të bërë vëzhgime, analiza e përgjithësime; ato i gjejnë të gatshme diku tjetër, atyre u duhet vetëm të
transplantojnë. Në një shoqëri mediokre përshtatësit janë më të lavdëruar. Origjinaliteti përbën specifikën e krijimtarisë shkencore letrare, artistike dhe kulturore, është kontribut i vërtetë personal, është ajka e zhvillimit intelektual. Flober shkruante se origjinaliteti është sforcim që bën vullneti i krijuesit dhe aftësia vrojtuese e depërtuese e pazakontë e tij. Te ky tip gjejmë ide e mendime të reja, tema të patrajtuara më
parë, stile të reja ose këndvështrime të reja. Edhe në botim materialesh, ku detyrimisht përdoret përshtatja, te këta tipa do të gjejmë ide të reja. Krijimet e tipit origjinal shpesh shkaktojnë debate e keqkuptime, sepse ato nuk kuptohen lehtë nga masa, me që ai sheh më përpara se të tjerët, por edhe ai
vetë nuk di t‘u përshtatet të tjerëve. Këta tipa janë të guximshëm në krijimtari, sepse besojnë në vëzhgimet e konceptet e tyre. Një shembull i përkryer: edhe pse i përçmuar dhe i fyer, Van Gogu nuk e humbi kurrë besimin se po bën një punë të çmuar, të re. Dhe doli i fituar, por fatkeqësisht pas vdekjes.
Origjinalët kanë kujtesë përzgjedhëse, të cilën e shfrytëzojnë edhe pa vetëdije, janë njerëz të lirë, mbrojnë të vërtetën. Ato gjithmonë janë në kërkim spontan, madje shpesh humbasin në tema që s‘janë kryesore, por kur ato krijojnë vetëdijen se kanë vlera
origjinale, orientohen më mirë. Shoqëritë e paemancipuara nuk e pranojnë lehtë tipin origjinal, sepse ai shkon kundër rrymës, nuk
bën kollaj kompromise dhe "ngre pluhur", siç thoshte dikur një pushtetar. Shumë tipa të këtillë ka njohur Shqipëria gjatë diktaturës, por u shtypën. Kur njihesh me kujtimet e njerëzve të shquar në botë mësojmë se ato i kanë kushtuar vëmendje të madhe përsosjes së metodës së punës në krijimtari. Kjo i ka çuar në risi, në zbulime. Përsosja e metodës është domosdoshmëri e përhershme për çdo krijues; metoda merret në universitet, madje edhe më parë, por mbesin boshllëqe që duhen plotësuar e përsosur. Për të realizuar këtë, duhet së pari të kuptosh se si e zhvillon krijimtarinë, për të vendosur se çfarë duhet të ndryshosh. Përsosja e metodës është e nevojshme për t‘ia përshtatur atë veçorive psikologjike personale, si dhe për faktin se disa aspekte të metodës vjen koha e zbatohen si veprime të fiksuara,
jo rezultative. Përsosja e metodës dhe dija e ndihmojnë individin të zbulojë edhe të paimagjinueshmen. Kur flasim për këtë përsosje, më e rëndësishmja është të gjendet "rruga e drejtë"
për një jetesë të shëndetshme shpirtërore, mendore e fizike, për të cilën gabimisht njerëzit kujtohen më shpesh në pleqëri. Kjo përsosje ndikon drejtpërsëdrejti në krijimtari, megjithëse ndodh edhe kështu që pa harruar vetveten nuk arrihen rezultate të mëdha. Shkenca është krijuar për t‘i ardhur në ndihmë njerëzimit dhe jo për ta dëmtuar gjithësinë; nëse në të ardhmen një nga lexuesit do të bëjë një zbulim të nivelit botëror, ai nuk duhet ta harrojë këtë. Mos kërko të marrësh lavdi nga një zbulim që vjen kundër kësaj të vërtete!