Zgjedhjet në Maqedoni, bojkot masiv
Shqiptarët e Maqedonisë kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale në shumicën e komunave ku është zhvilluar raundi i dytë i votimeve. Kjo zgjedhje ka ardhur nga ana e shqiptarëve si për të kundërshtuar jo vetëm një President të shtetit maqedonas, që nuk është me kombësi shqiptare, por edhe për faktin se në këtë raund zgjedhor, nga marrëveshjet politike mes dy partive në bashkëqeverisje, partia në pushtet e VMRO-DPMNE nuk kishte garantuar mbështetjen politike, përveçse për rastin e Tetovës dhe atë të Gostivarit. Në këto dy komuna, në zgjedhjet e katërta presidenciale në vend, kanë votuar edhe shqiptarët, duke dhënë votën e tyre për një President maqedonas, pas bashkimit të votave me partinë në pushtet dhe për kandidatin e saj Gjorgji Ivanov. Nga ana tjetër, shqiptarët, të cilët u janë drejtuar kutive të votimit në komunat e tjera me popullsi shqiptare, kanë deklaruar se asnjë nga kandidatët për President nuk është interesuar për komunitetin shqiptar dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë kuptim që të marrë bashkë me votat e maqedonasve edhe ato të këtij entiteti kombëtar. Në këto kushte, shqiptarët kanë preferuar që t‘i lënë kutitë bosh për zgjedhjen e Presidentit, duke preferuar të votojnë vetëm në nivel lokal për qeverisjen vendore.
Raundi i dytë zgjedhor, pas mbylljes së votimeve në 35 komuna në krejt vendin më 22 mars, është mbajtur me balotazh në të paktën 42 komuna, nga të cilat 12 me popullsi shqiptare. Në këtë raund të dytë zgjedhor ka spikatur prezenca e shtuar e forcave të policisë pranë qendrave të votimit, të cilat, atje ku ka pasur edhe zona e vendvotime ku dominojnë shqiptarët, janë siguruar nga ana e forcave speciale të policisë, për të mbajtur nën kontroll situatën. Gjatë procesit zgjedhor, nuk janë shënuar incidente që mund të ndikonin në ecurinë normale të votimeve. Në lista kanë qenë ashtu si dhe në raundin e parë zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe vendore të paktën 1 milionë e 792 mijë votues në të gjithë vendin, të cilët u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e Presidentit të shtetit nga dy kandidatët në balotazh, Gjorgji Ivanov dhe Lubomir Fërckovski, të cilët kishin siguruar nga rrethi i parë zgjedhor shumicën e votave, përkatësisht me 32 për qind dhe 20 për qind. Megjithatë, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, në rast se as në këtë raund të dytë në zgjedhjet e balotazhit për Presidentin e shtetit, nuk sigurohet pragu prej 40 përqindësh i pjesëmarrjes në votim nga ana e zgjedhësve në listat e votuesve, edhe këtë herë zgjedhjet do të konsiderohen të pavlefshme dhe si rrjedhojë duhet që votuesit të dalin sërish në një tjetër proces, për të tretën herë.
Nga ana e tij, kandidati Gjorgji Ivanov ka mundur të marrë së bashku me votat e maqedonasve një pjesë të mirë të votave të shqiptarëve, si pjesë e bashkëqeverisjes, ashtu siç edhe pritej të ndodhte në marrëveshjet pas raundit të parë të 22 marsit mes dy palëve në kompromis, për të siguruar këtë herë të paktën Presidentin e shtetit nga balotazhi. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri dje, në orën 17:00, pjesëmarrja në votim për zgjedhjet presidenciale ishte në nivelin 32 për qind, një përqindje kjo që konsiderohet e ulët në kushtet kur duhet që të kalohet 40 përqindëshi. Ndërkaq, për kandidatët lokalë të balotazhit, situata në komuna ka qenë më e lehtë. Kjo për faktin se votat kanë qenë të ndara sipas përkatësisë etnike, shqiptarët kanë votuar të bashkuar për kandidatët e tyre lokalë për t‘u siguruar fitoren dhe nga ana tjetër, maqedonasit në të njëjtën formë duke drejtuar votën te kandidatët e tyre.