E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metodologji e re për llogaritjen e inflacionit

Instituti i Statistikave ka nisur të hartojë një metodologji të re për llogaritjen e inflacionit në vend. 

Sipas drejtoreshës së INSTAT-it Ines Nurja, pesha e shportës së inflacionit, e cila ka ndryshuar në dhjetor të vitit 2007 ka dalë nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, e cila u publikua disa ditë më parë nga INSTAT. Por si pasojë e ndryshimeve metodologjike, peshat e grupeve nuk mund të jenë njëlloj si në shportën e konsumit ashtu edhe në anketë, pasi në shportën e konsumit futen dhe peshat e produkteve, të cilat nuk janë pjesë e vlerës së konsumit si qiraja e imputuar, pajisjet afatgjatë si televizor, lavatriçe etj., apo investimet kapitale. "Këto ndryshime të peshave të shportës së konsumit kanë qenë prezente edhe në vitin 1999-2000, kur është bërë anketa e buxhetit të familjeve dhe është rinovuar shporta e konsumit", ka thënë ajo. Një reagim i tillë erdhi pas deklaratave, që u bënë lidhur me publikimin e anketës së buxheteve të familjeve. Sipas drejtoreshës së INSTAT pretendimet se 48 % e buxhetit të familjeve shqiptare shkojnë për ushqimet nga 39.2 % që është në shportën e konsumit, mund të konsiderohet një deklaratë politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›