Privatizimet ngecin në Kuvend
Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore ka ngecur. Shkak për këtë është ligji i pazbatueshëm, i cili daton që në vitin '91.
Fabiola Çela
Për t'i dhënë zgjidhje një situate të tillë Ministria e Ekonomisë ka hartuar një akt normativ, i cili i hap rrugë privatizimit të këtyre ndërmarrjeve. Akti i cili ka nisur të diskutohet dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë, është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë. Deputeti Arben Malaj tha dje se, ky akt normativ është shumë i paqartë.
Debatet
"Që prej katër muajsh nuk mund të japin dot 100 metra truall me qira", ka deklaruar dje në komision e Ekonomisë, Zamir Stefani drejtor i zyrës juridike në Ministrinë e Ekonomisë. Për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate të krijuar, qeveria ka paraqitur nëpërmjet një akti normativ, kuadrin e ri ligjor për përcaktimin e kompetencave të organeve të privatizimit. "Aktualisht, Ministria e Ekonomisë nuk është në gjendje të kryejë asnjë privatizim, për faktin se mungon ligji. Kjo është arsyeja pse po sillet në komisionin parlamentar në formën e aktit normativ. Ligjin e mëparshëm e kemi shfuqizuar në mars 2008, për arsye se ishte i vjetër, i hartuar që në vitin 1991", ka thënë Stefani. Por nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me të deputetët e opozitës. Sipas nënkryetarit të komisionit Arben Malaj këto akte miratohen vetëm në raste emergjencash. Madje, ai ka kundërshtuar edhe faktin që qeveria sjell me akte normative ndryshimet e ligjit në një kohë, kur ky proces ka qenë i bllokuar. Ai ka insistuar që të deklarohen arsyet konkrete se, pse kërkohet miratimi i këtij akti. Gjatë diskutimeve të djeshme në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar edhe listën e objekteve, që janë në pritje për t'u privatizuar. Por një listë e tillë mungonte dhe për rrjedhojë miratimi i këtij akti u shty.
Akti
Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është një ndër prioritetet e qeverisë demokrate. Por duke qenë se ky proces ka mbetur pezull për disa muaj, Ministria e Ekonomisë ka hartuar një akt normativ për t'i dhënë fund kësaj situate të krijuar. Akti normativ është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe parashikon, që kalimi i pronës shtetërore në pronë private, të kryhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, duke nisur që nga shitja nëpërmjet ankandit, tenderit dhe mënyra të tjera. Ndërsa kriteret për privatizimin dhe për vlerësimin e pronës shtetërore që privatizohet, procedurat do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Po ashtu, qeveria parashikon që privatizimi i pasurisë shtetërore të kryhet nga organet përkatëse që administrohen. Po ashtu, akti normativ parashikon edhe dhënien me qira të pronës shtetërore, por kontratat do të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Ky akt parashikon privatizimet e ndërmarrjeve shtetërore të vogla. Sipas tij, do të jetë Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave organi, i cili do të kryejë procedurat e shitjes së pronës shtetërore që privatizohet.
AKT NORMATIV
PËR PRIVATIZIMIN DHE DHËNIEN NË PËRDORIM, SHOQËRIVE TREGTARE DHE INSTITUCIONEVE SHTETËRORE, TË NDËRMARRJEVE APO OBJEKTEVE TË VEÇANTA, MJETEVE KRYESORE DHE MJETEVE TË XHIROVE SË KËTYRE NDËRMARRJEVE
Në mbështetje të nenit 101, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Qëllimi i këtij akti normativ është përcaktimi i organeve dhe i kompetencave, që ato kanë për privatizimin dhe dhënien në përdorim, shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhirove së këtyre ndërmarrjeve.
Neni 2
Me privatizim kuptohet procesi i transferimit të së drejtës së pronësisë shtetërore te personi, juridik ose fizik, privat.
Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit si: shitjes me ankand, tenderit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteret për vlerësimin e pronës shtetërore, që privatizohet, si dhe procedurat e format e privatizimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 3
Kalimi i pronës shtetërore në pronë private drejtohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, e cila përcakton kohën dhe formën e realizimit të privatizimit për të gjitha pasuritë shtetërore, që i nënshtrohen këtij procesi.
Miratimi i privatizimit për pasuritë e luajtshme kryhet nga organi, që i administron ato.
Neni 4
Organi, që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore, që privatizohet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj, është Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave.
Neni 5
Prona shtetërore jepet me qira, enfiteoze apo me kontrata të tjera, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, nga ministria përgjegjëse për ekonominë, ministritë, institucionet e tjera, në varësi të Këshillit të Ministrave, organet përkatëse të qeverisjes vendore, që përgjigjen për administrimin e pronës shtetërore, si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore. Kriteret, procedurat dhe mënyrat e dhënies me qira, enfiteozë apo me kontrata të tjera, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, të pronës shtetërore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 6
Dispozita kalimtare
Të gjitha procedurat e privatizimit, të filluara të vazhdojnë sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi, para hyrjes në fuqi të këtij akti normativ.
METE: Ja objektet që do privatizohen
Shumë prej objekteve, që priten të privatizohen u përkasin ndërmarrjeve, që tashmë janë privatizuar. Ndërsa një pjesë e tyre janë shkrirë dhe nuk funksionojnë më prej vitesh. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve ndodhen në zona, pothuajse periferike dhe një pjesë e vogël e tyre gjendet në qytete dhe zona të zhvilluara. Bëhet fjalë për magazina dhe depo etj.
Në Tiranë numri më i madh i objekteve
Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë, Tirana ka edhe numrin më të madh të objekteve që do të kalojnë në duart e privatëve, ku numri i tyre arrin në 17. Më pas vjen Elbasani me 13 objekte, si dhe Vlora me 11 të tilla. E drejta e parablerjes së këtyre objekteve në rast se ato janë ndërtuar mbi troje të ish-pronarëve, iu takon këtyre të fundit dhe për ta, shitja e objektit do të bëhet pa ankand.
Ish-pronarët kundër aktit
"Unë mendoj se shteti përpara se t'i privatizojë, ka një detyrim shumë të madh ndaj subjekteve të shpronësuara, për t'i kompensuar ato dhe duhet të krijojë, sipas ligjit 92 35 fondin e kompensimit", ka thënë sekretari i Përgjithshëm i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Agim Toro. Sipas tij, akti normativ është një procedurë që bëhet në rast nevoje ose emergjence.