Buxheti, rikthehen akuzat në Kuvend
Për mbi shtatë orë Kuvendi është pushtuar nga debatet e ashpra për buxhetin shtesë të qeverisë "Berisha".
Bledar Hoti
Kryeministri Sali Berisha ka debatuar me orë të tëra me deputetët socialistë, në lidhje me buxhetin e ri shtesë. Akuzat mes kryeministrit dhe socialistëve nuk kanë shmangur as përplasjet e vjetra politike. Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opozitën se nuk po mban qëndrime korrekte në lidhje me buxhetin e shtetit. Sipas kryeministrit Berisha opozita po manipulon dhe fsheh realitetin e krijuar, duke e ftuar atë të votojë projektbuxhetin shtesë. Opozita në qëndrimet e saj ka deklaruar se, buxheti nuk i jep përparësi sektorëve më jetikë të vendit që kanë të bëjmë me arsimim, shëndetësinë. Por kryeministri i ka cilësuar jo të vërteta qëndrimet e opozitës, duke deklaruar se e majta nuk i sheh nga afër arritjet e qeverisë. "Po s'keni zemër shkoni në zona elektorale, i keni në "Sky Tower", në "Rogner" dhe "Sheraton" zonën tuaj elektorale ku është problemi juaj. Kur ju thërras për të inauguruar vepra, asnjëri nuk vjen këtu. Unë po ndryshoj Shqipërinë, por nuk mund të ndryshoj opozitën, sepse dua ta respektoj ashtu siç është. Shikoni mos i lini zonën, tani po më bëni të dal edhe kryeministër dhe kryetar i PD-së dhe kryetar i opozitës, unë nuk dua kështu. Unë dua opozitë të vërtetë, nuk shkon në zona opozita", deklaroi Berisha. Debati më i madh ka qenë mes kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko. Deputeti i opozitës e akuzoi Berishën për ngjarjet e vitit 1997 dhe për shitjen e armëve. "E di pse jam nostalgjik dhe më vjen keq për ty se, ke qenë edhe rolin tënd në lëvizjen studentore, por byroja politike dhe Enver Hoxha, more zotëri, nuk ka marrë asnjëherë vendim për të përdorur armë kimike ndaj popullit të vet", theksoi Majko. Por kryeministri u shpreh se, 1997-ën e organizoi e majta. "Në 2001 ju e nxorët me dhunë jashtë nga populli me votë, por ju e morët me dhunë, e morët me dhunë pushtetin dhe unë ju nxora me votë nga pushteti. Armët kimike, atë që thua ti, është një gjë krejt e paimagjinueshme, por ti ke qenë me Zan Çaushin dhe me shokë poshtë e përpjetë Shqipërisë dhe po hapni depot. Unë jam krenar, e morët me dhunë, jua mora me votë", iu përgjigj Majko. Debati për çështjen e buxhetit ka vazhduar deri pas orës 01.00 të ditës së sotme. Edhe pse pati kërkesë për shtyrjen e këtij debati, opozita socialiste nuk pranoi dhe u vazhdua me debatet mes pozitës dhe opozitës. Buxheti me një shumë prej 20 miliardë lekë në total, është konsideruar nga ana e kryeministrit një sukses i plotë i reformave të qeverisë, duke qenë se është hera e tretë në 3 vjet qeverisje që prezantohet. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se buxheti ka ardhur si rezultat i reformave të thella në institucionet e doganave, tatimeve dhe luftës kundër informalitetit. Por përveç këtyre kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka shtuar edhe faktin se, një buxhet i tretë suplementar vjen edhe si pasojë e luftës kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve.
replikat
Sali Berisha: Ore Arben, çdo gjë mund të bësh ti, por trimëri Pandit nuk i jep dot, sepse nuk të beson kush tani ty ore burrë i dheut. Por ju nuk e doni rrugën Durrës-Kukës, por kur të mbarojë rruga do të rehabilitoni atë personin aty në mes, që e kishit kryetar grupi parlamentar, do ta rehabilitoni ju (për Majkon), se do të bëheni pjesë e kësaj rruge. Të lutem zonja kryetare, vër rregull se më turpëruat mua dhe nuk është puna se më turpëruan edhe mua. Duhet të bëheni opozitë serioze more zotëri, shko në Pogradec ça po bëhet bulevard i ri, ujësjellësi i ri po inaugurohen. Shkoni në Zadrimë, por s'keni zemër, i keni në "Sky Toëer", në "Rogner" dhe "Sheraton", zonën tuaj elektorale ku është problemi juaj. Kur ju thërras për të inauguruar vepra, asnjëri nuk vjen këtu.
Pandeli Majko: Sinqerisht nuk arrij të kuptoj se çfarë roli ke për të drejtuar këtë vend. Vuan nga një patologji që e kanë doktorët e zemrës. Je mësuar me pacientë që i ke në reanimacion dhe i thua je shumë mirë dhe Shqipërisë, kështu i thua je shumë mirë. E di pse jam nostalgjik dhe më vjen keq për ty se ke qenë në edhe rolin tënd në lëvizjen studentore, por byroja politike dhe Enver Hoxha more zotëri, nuk ka marrë asnjëherë vendim për të përdorur armë kimike ndaj popullit të vet.
Sali Berisha: Përmende armët, pati një kolaps të skemave piramidale dhe i mashtruat qytetarët dhe thatë se qeveria i vodhi. Në dallim nga ju, i thashë shqiptarëve se nuk i paguaj dot se nuk ishte borxhi im i marrë, ju i thatë do t'ju a kthej, se do i kthej 100%. Në 2001 juve u nxorëm me dhunë jashtë dhe ju e morët me dhunë, e morët me dhunë pushtetin dhe unë ju nxora me votë nga pushteti. Armët kimike, atë që thua ti është një gjë krejt e paimagjinueshme, por ti ke qenë me Zan Çaushin dhe me shokë poshtë e përpjetë Shqipërisë dhe po hapni depot. Unë jam krenar, e morët me dhunë, jua mora me votë. Shikoni mos i lini zonën, tani po më bëni të dal edhe kryeministër dhe kryetar i PD-së dhe kryetar i opozitës, unë nuk dua kështu.
Nga salla socialistët: Ik bëj dialog me Shqipërinë.
Sali Berisha: Jo, jo, unë bëj dialog me qytetarin, atë shko e bëje ti me atë tjetrin.
Spartak Ngjela: Shqipëria po shkon drejt kolapsit, pas krizës piramidale, po shkojmë drejt kolapsit financiar të bankave.
Ridvan Bode: Dalin në tribunë Kasandra për të paralajmëruar kriza pas një muaji dhe pas dy muajsh, nisen nga tregu i borxheve që i kanë njëri-tjetrin nëpër xhepa. Tendencat e ekonomisë janë pozitive. Niveli i borxhit është vetëm 2 % e borxhit të dhënë, ka 20 miliardë lekë banka qeveria.