BB: Fermerët mund të përfitojnë nga kriza
Fermerët shqiptarë mund të përfitojnë nga kriza botërore e ushqimeve.
Sipas radios, Deutsche Welle Banka Botërore po zbaton në Shqipëri një projekt në fushën e bujqësisë, për riaftësimin e tërë sistemit të ujitjes. Nga ky projekt kanë përfituar fonde të konsiderueshme edhe disa prej rretheve më të mëdha veriore. Drejtori i menaxhimit të projektit të Bankës Botërore për ujitjen, Hajri Ismaili tha se: "Nga ky projekt janë riaftësuar disa qindra kilometra kanale-ujitëse dhe shumë diga e rezervuare, duke ndihmuar në garantimin e prodhimit bujqësor të fermerëve të kësaj zone. Sipas tij, Rrethi i Shkodrës është rrethi më i mbështetur nga projekti i Bankës Botërore, ndërkohë që ai i Tropojës ka përfituar mbi 2 milionë dollarë, po nga ky projekt. Ndërsa Rrethi i Dibrës ka përfituar sipërfaqe të mëdha rehabilitimi, dhe ai i Lezhës, është rrethi që së bashku me Shkodrën, Elbasanin dhe Korçën, përbëjnë 40% të investimeve që ka bërë projekti i Bankës Botërore për rehabilitimin në rang vendi". Ai theksoi se "është koha kur fermerët duhet t`i kushtojnë tepër rëndësi mirëmbajtjes së sistemit të ujitjes. Tregu botëror i ushqimeve tha ai, po njeh një rritje të shpejtë, gjë që duhet të shfrytëzohet nga fermerët shqiptarë, për të shtuar prodhimin për tregun vendas dhe atë të huaj njëkohësisht.