Metrologjia përgatitet për publikimin e emrave të subjekteve që abuzojnë me karburantin
Mbledhjen e ardhshme të qeverisë Berisha miratohet akti normativ
Metrologjisë dhe Kalibrimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, sipas porosisë së kryeministrit Berisha, po përgatisin aktin normativ që do të lejojë autoritetet të publikojnë emrat e kompanive që abuzojnë me cilësinë dhe sasisë e karburantit. Pritet Subjekte të ndryshme janë kapur shpesh herë të kenë manipuluar pompat e karburantit që furnizojnë çdo ditë automjetet e shqiptarëve. Shqetësimi është bërë publik edhe nga përfaqësues të biznesit, sektor që po vuan çdo ditë nga ky abuzim. Konfindustria thotë se publikimi i emrave do t’i japë fund abuzimit dhe se subjektet abuzuese do te duhet te ndiqen edhe penalisht. “Është e padiskutueshme që akti normativ i parashikuar për ndëshkimin e abuzuesve për sasinë e karburantit është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për tu ndjekur edhe në vazhdimësi edhe nga qeveria në pushtet dhe njëkohësisht mend të themi që është dhe mjaft i vonuar. behet fjalë për një nga tregjet më të mëdha në Shqipëri që kalon në xhiro vjetore 12 përqindëshin e xhirove bruto, ndaj është e domosdoshme marja e masve drastike duke filluar që nga veprimet dhe ndëshkimet administrative deri tek ndjekja penale”, u shpreh administrori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Brenda pak ditësh akti do të jetë gati pasi organizmat janë duke u konsultuar me strukturat juridike për formulimin e tij. “Mendoj që publikimi i emrave është i detyrueshëm por jo vetëm i detyrueshëm pasi edhe nga pikpamja morale është i domosdoshëm sepse konsumatorët qofshin këta të bizneseve apo qytarëve shqiptarë duhet ta dinë se cilat janë subjektet që abuzojnë në kurrizin e tyre”, deklaroi ai. Kontrollet e vazhdueshme nëpër pika të shitjes së karburantit nuk i kanë ndalur abuzimet. Publikimi i emrave të atyre që mashtrojnë me cilësinë dhe sasinë, si dhe masat të tjera ndëshkuese deri tek heqja e licensës duket se do të jetë një hap që do të ndërgjegjësojë kompanitë.