E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kashari”, 7 kërkojnë gjykim të shkurtuar

TIRANE - Të pandehurit e dosjes "Kashari" i kërkuan dje gjykatës aplikimin e procedurave të të gjykimit të shkurtuar në procesin në ngarkim të tyre. 

Me këtë kërkesë ishin dakord shtatë të pandehurit Alfred Sula, Faik Fejza, Islam Shera, Ismail Bakalli, Ismail Sula, Naim Karaj, Shefqet Alikaj dhe Xhevair Hyka, ndërsa i pandehuri tjetër në këtë proces Ruhi Valisi pretendoi se ishte i pafajshëm dhe se duhet të lirohej sa më parë nga qelia. Avokatët e të pandehurve dhe vetë ata që ishin të pranishëm pohuan se, çështja në ngarkim të tyre mund të zgjidhej fare mirë në gjendjen që ndodhen aktet që ka depozituar Prokuroria në ngarkim të tyre. Ndërkohë, nëse kjo kërkesë pranohet nga gjykata e cila është tërhequr për të shpallur vendimin pas disa ditësh, të akuzuarit përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit nëse gjenden fajtorë. Po dje gjykata vendosi të rrëzonte kërkesën për lirimin e të akuzuarit Ruhi Valisi, ndërsa vendosi edhe ndarjen e padisë civile që i dëmtuari Nexhmi Valisi ka paraqitur në gjykatë, ku kërkon rikthimin e pronës, për grabitjen e së cilës akuzon të pandehurit Shefqet Alikaj, Naim Karaj dhe Ruhi Valisi.                              fa.ma

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›