E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vriten 7 talebanë pas një sulmi amerikan


Të paktën shtatë persona të dyshuar si talebanë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi të forcave amerikane me raketa në krahinën e Vaziristanit.
Sipas mediave amerikane në veri të provincës së Vaziristanit janë lëshuar 3 raketa në tre objektivë të ndryshëm.
Sulmi konfirmohet edhe prej shërbimeve të inteligjencës pakistaneze të cilat saktësojnë vendodhjen e tij si rajonin Mada Khel.
Sulmet vijnë në një periudhë kur forcat aleate mbyllën muajin e përgjakshëm, qershorin me mbi 100 ushtarë të vrarë dhe kur sulmet terroriste në korrik kanë alarmuar krerët e NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›