E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çani huazohet në Polonia Warszawa

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 12:40

Edgar Çani i ka dhënë fund eksperiencës në futbollin italian, për t’iu bashkuar klubit polak Polonia Warszawa. 21 vjeçari është huazuar nga Palermo te klubi polak për një vit, më mundësi të vazhdimit të qëndrimit tek ekipi ‘Czarnych Koszul’ edhe për vite të tjera.

“Ky tip i lojtarit mund t’i përshtatet mjaft mirë stilit të ekipit Polonia. Kemi besim se eksperiencën që e bëri në Serie B do ta shfaqë në ligën polake”, thotë zëdhënësi i Polonia Warszawa, Jacob Krupa.

Çani, i cili në vitin 2004 ishte transferuar te Pescara Calcio, në moshën 17 vjeçare kishte debutuar në Serie B. Pas paraqitjeve të mira me klubin italian, ai u ra në sy ekipeve të mëdha si Manchester City, Inter, Sampdoria e Palermo. Ai e zgjodhi këtë të fundit, por me të luajti vetëm një herë.

Në vitet pasuese, klubi sicilian e huazoi vazhdimisht në klubet nga Serie B si Ascoli, Padova, Piacenza e Modena. Çani në Itali krahasohej me ish sulmuesin e madh të këtij vendi, Cristian Vieri. Sipas ueb faqes transfermarkt.de, sulmuesi shqiptar vlerësohet 600 mijë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›