Miami dhe Memphis me këmbë të mbarë

Miami Heat dhe Memphis Grizzlies kanë fituar ndeshjet e tyre të para në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, respektivisht asaj perëndimore.
Pas vështirësive kundër Celtics në katër përballjet e tyre gjatë sezonit të rregullt, Dwayne Wade më në fund shpërtheu duke realizuar 38 pikë në fitoren e Heat me rezultat 99-90. LeBron James kontribuoi me 25 pikë.
Boston u udhëhoq nga Ray Allen me 25 pikë ndërsa Paul Pierce shtoi 19. Ndeshja e dytë zhvillohet në Miami të mërkurën. Të freskët nga eliminimi i befasishëm i bartësit të parë San Antonio Spurs, Memphis Grizzlies vazhdoi në rrugën e njejtë duke mposhtur Oklahoma City Thunder 114-101.
Thunder nuk kishte përgjigje për Zach Randolph dhe Marc Gasol, i pari shënoi 34 pikë. Kevin Durant ishte realizatori më i mirë për Thunder me 33 pikë dhe 11 kërcime ndërsa Rusell Westbrook shtoi 29.
Boston Celtics - Miami Heat 90-99 (0-1)
Miami: Wade 38
Boston: Allen 25
Memphis Grizzlies Oklahoma City 114-101 (1-0)
Oklahoma City: Durant 33
Memphis: Randolph 34