Mianmar, Aung San Suu Kyi takon diplomatë perëndimorë
Liderja e demokracisë në Birmani, Aung San Suu Kyi është lejuar nga junta ushtarake në pushtet që të takohet me diplomatë perëndimorë. Analistët thonë se bisedimet në Rangoon, besohet të përqëndrohen rreth qëndrimeve më të fundit në qasjen e Perëndimit, në përpjekje për të sjellë ndryshime në Burma, ose ne Mianmar. Mediat informojnë se ndër diplomatët, bëjnë pjesë zyrtarë të lartë apo ambasadorë nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania e Madhe. SHBA-ja ka thënë se do të ndjekë një proces dialogu me regjimin, por mund të vendosë edhe sanksione ndaj tij. "Ne shpresojmë të dëgjojmë drejtpërdrejt nga Aung San Suu Kyi pikëpamjet e saj lidhur me situatën në Birmani," tha zëdhënësi i ambasadës amerikane Drake Weisert pwr agjensinw e lajmeve, AFP.
Muajin e kaluar, Suu Kyi i dërgoi një letër kreut juntës ushtarake Than Shwe, duke thënë se ajo ishte e gatshme për të bashkëpunuar me qeverinë për të mos patur sanksione ndërsa kërkoi leje për t'u takuar me diplomatët perëndimorë për të diskutuar çështjen. Të shtunën, ajo u takua me një anëtar të partisë qeverisëse për herë të parë që nga fillimi i vitit 2008. Suu Kyi është nën arrest shtëpie në Rangon, pasi gjykata refuzoi apelimin e saj për dënimin shtesë prej 18 muajsh.