Miccoli synon 15 gola në Serie A

Sulmuesi i Palermos, Fabrizio Miccoli ka bërë të ditur se objektivi i tij këtë stinor është të realizojë së paku 15 gola në Serie A.
33 vjeçari ka shënuar tre herë në shtatë xhirot e para të Kampionatit italian dhe i gëzohet paraqitjeve të përmirësuara të skuadrës në javët e fundit. “Jemi duke punuar mirë”, deklaroi Miccoli për Sky Sport Italia.
“Vijmë nga dy rezultate pozitive të njëpasnjëshme. Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë. Do të ishte mirë për mua të arrij kuotën e 15 golave. Dua të vazhdoj me paraqitjet e deritashme dhe kështu mund të arrij këtë objektiv”, përfundoi ai.