E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Jackson ëndërronte të martohej me Whitney Houston

SHBA – “Michael Jackson ishte i dashuruar me Whitney Houston dhe ëndërronte të martohej me të.” Kështu shkruan sot gazeta britanike “The Sun”, e cila i referohet deklaratës së ish-truprojes së këngëtarit Jackson, Matt Fiddes.

“E doja shumë Michael dhe tani mendoj se ka ardhur koha të heq një barrë të madhe nga shpatullat dhe tu jap fund të gjitha spekulimeve se ai ishte një pedofil.”- tregon Fiddes. 

Sipas tij, këngëtarët e ndjerë ishin frekuentuar për një kohë të gjatë në Neverland, deri kur Whitney kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre sentimentale.

“Një nga historitë e Jackson, që nuk është bërë kurrë publike ishte ajo me Whitney Houston. Ata nisën të frekuentoheshin në vitin 1991, kur të dy ishin në fillim të karrierës. Jackson ishte 31 vjeç ndërsa Houston 28. U takuan në studiot e regjistrimit dhe më pas Whitney u transferua në rezidencën e tij. Ai shpresonte shumë se kjo lidhje do të finalizohej në martesë. ”- vijon rrëfimin e tij Matt Fiddes, ish-kampion i arteve parciale dhe truprojë e Jackson për një kohë të gjatë.

Sipas tij, Jackson nuk e harroi kurrë këngëtaren edhe kur ajo pati një lidhje të gjatë me vëllain e tij Jermaine Jackson.

Për herë të fundit Michael Jackson dhe Whitney Houston u takuan në koncertin e zhvilluar në Madison Square Garden, në celebrimin e 30 viteve të karrierës së Jackson, ku patën edhe përqafimin e tyre të fundit përpara se të largoheshin nga kjo jetë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›