E Diel, 1 Nëntor 2026

Michele Placido feston 80-vjetorin e lindjes

TIRANË, 19 maj /ATSH/ – Aktor, regjisor dhe një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë italiane, Michele Placido feston sot 80-vjetorin e lindjes.

Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, Placido ka lënë gjurmë të thella në teatër, film dhe televizion, duke u kthyer në një simbol të interpretimit modern italian. Intensiteti artistik, prania skenike dhe ndjeshmëria si regjisor e kanë bërë atë një prej emrave më të vlerësuar të kinemasë europiane.

Përmes roleve të tij dhe filmave që mbajnë firmën e tij si regjizor, Michele Placido ka ditur të rrëfejë historitë njerëzore me forcë, elegancë dhe realizëm, duke fituar respektin e publikut dhe kritikës ndër vite.

Në këtë 80-vjetor, arti dhe kontributi i tij mbeten një referencë e rëndësishme për breza të tërë artistësh dhe dashamirësish të kinemasë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›