E Diel, 1 Nëntor 2026

SPANJË – Arrestohet djali i themeluesit të Mango: kthesë tronditëse në vdekjen e Isak Andic

KATALONJË, 19 maj /ATSH- ANSA/ – Kthesë në hetimin për vdekjen e Isak Andic, themeluesit historik të markës së famshme spanjolle të modës Mango, i cili humbi jetën më 14 dhjetor 2024 gjatë një ekskursioni në Montserrat, në Katalonjë.

Mossos d’Esquadra, policia katalanase, arrestoi sot djalin e madh, Jonathan Andic, me akuzën e vrasjes.

Sipërmarrësi, i cili gjithmonë kishte deklaruar se babai kishte rënë aksidentalisht gjatë një shëtitjeje në mal në Montserrat, në Katalonjë, u dërgua në gjykatën e Martorell për një marrje të re në pyetje.

Hetimi shënon një kthesë të fortë në çështje, e cila fillimisht ishte mbyllur në janar 2025 për mungesë provash për vepër penale.

Isak Andic, 71 vjeç, themelues dhe pronar i markës së njohur të modës, i apasionuar pas alpinizmit, kishte rënë në humnerë në shpellat e Montserrat, në zonën Colibatò të Katalonjës, gjatë një ekskursioni me djalin e tij të madh, duke rënë në një greminë nga një lartësi prej 150 metrash.

Ishte pikërisht Jonathan Andic ai që dha alarmin rreth orës 13:00 në shërbimin emergjent 112, i cili aktivizoi ekipet e shpëtimit.

Gjatë itinerarit, sipas asaj që shpjegoi djali, sipërmarrësi ecte rreth njëqind metra përpara të atit, kur dëgjoi zhurmën e gurëve që rrëshqisnin dhe pa se si Isak Andic ra në humnerë, pa arritur të kapej apo të frenonte rënien.

Hetimi ishte mbyllur fillimisht si një aksident malor. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›