Herman Cain: Në Libi do të qeverisin talebanët!

Në lëndën e gjeografisë, njëri prej kandidatëve republikanë për president të SHBA-së, Herman Cain, përfundimisht meriton një notë të dobët: ai talebanët që veprojnë në Afganistan dhe Pakistan i “zhvendosi” në qeverinë e re të Libisë.
Paraprakisht, para disa ditësh, gjatë një interviste, Cain u përball me vështirësi të mëdha, pasi që nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej saktë pyetjeve të gazetarit në lidhje me situatën në Libi.