E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter është idiot

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka kritikuar ashpër presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter duke e quajtur “idiot” për komentet e tij rreth trajtimit të racizmit në fushë.

Blatter kishte thënë se rastet e fyerjeve racore në fushë duhet të zgjidhen me shtrëngim duarsh në fund të ndeshjeve. Për këtë ai ka zgjuar kritika të ashpra dhe përballet me thirrje për largim nga detyra. Korit të kritikave i është bashkuar edhe Redknapp.

“Sigurisht se ajo që ka thënë Blatter është idiotike dhe larg realitetit”, deklaroi Redknapp për taloidin britanik, The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›