E Diel, 1 Nëntor 2026

Michelle Obama bën pazar në tregun e ri pranë Shtëpisë së Bardhë

Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama nuk ka nguruar aspak të dalë e të bëjë pazar në një treg të ri perimesh që është hapur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Të enjten zonja Obama e shoqëruar edhe nga një pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, ka blerë në treg zarzavate, djathë dhe qumësht me çokollatë. Por përpara se të fillonte të blinte, ajo ka biseduar me tregëtarët duke u përqëndruar në rëndësinë e të mirëushqyerit. Gjithashtu ajo foli edhe për inkurajimin dhe nxitjen e amerikanëve që të blejnë në tregjet dhe dyqanet ku besojnë se shiten produkte të shëndetshme. "Për shumë prej nesh dhe për shumë të tjerë, tregjet me ushqime të freskëta janë shumë të vlefshme dhe janë burime ku mund të mbështetesh për të siguruar produkte të freskëta e të shëndetshme", ka thënë Michele Obama në tregun që gjendet vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Michelle Obama e ka kthyer në një objektiv të sajin, daljen dhe komunikimin me komunitetin e banorëvë të Washingtonit, që kur Barrack Obama, mori detyrën në janar. Në mars, ajo mbolli një kopësht me perime në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ka bërë shumë edhe për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve me ushqime dhe produkte të shëndetshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›