Taks forca anti-duhan vijon inspektimet

Kontrollet e taskforcës antiduhan dhe vendosja e gjobave ndeshën me kundërshtimet nga pronarët e subjekteve, situata e cila shihet në çdo aksion.
Por kjo task forcë në ditën e dytë të kontrolleve thotë se ka një ndërgjegjësim të pronarëve të lokaleve për ringritjen e saj ku në 102 kontrollet e kryera në kryeqytet vetëm 7 subjekte janë gjobitur sepse u kanë lejuar klientëve konsumimin e duhanit në ambjente të brendshme. Por kryesuesi Roland Shuperka thotë se kjo ringritje e taskforcës do të jetë efektiv duke dhënë mesazh të drejtëpërdrejtë se as pushtetarët nuk mund të ndërhyjnë për të mos firmosur gjobën.
Shuperka thotë se të gjithë duhet të denoncojnë edhe qytetarët, edhe bluzat e bardha po ashtu edhe pronarët e subjekteve. Sipas tij, aksionet janë nisur paralelisht në të gjithë Shqipërinë, por ende nuk janë publikuar të dhënat ne lidhje me ecurinë e punës së kësaj taskforce jashtë Tiranës.
Gjobat variojnë nga 50 mijë lekë dhe nëse subjekti nuk bën pagesën e gjobës brenda një afati kohor prej 10 ditësh, atëherë për çdo ditë të kaluar fillon kamat vonesa. Ndërkohë që të ardhurat që do vijnë nga vjelja e gjobave do të kalojnë në buxhetin e shtetit.