E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga në shkolla, policë për të kontrolluar nxënësit

Do të jetë një mësues dhe dy policë të cilët do të shkojnë shkollë më shkollë në të gjithë vendin për të kontrolluar dhe sensibilizuar nxënësit e shkollave 9-vjeçare të mos përdorin drogën. Situata është parë me shqetësim ku sipas autoriteteve të arsimit nxënës 12 dhe 13 vjeçarë janë përdorues të drogës.

Për të arritur këtë ministria e Arsimit dhe Policia e Shtetit firmosën një marrëveshje bashkëpunimi. Drejtori i polisë së përgjithshme të shteti Hysni Burgaj dhe Drejtori i arsimit parauniversitar Fatmir Vejsiu tha se janë të vendosur për të nisur këtë program me qëllimin parandalimin e përdorimit të substancave të ndaluara.
 

Përveç drogës, adoleshentët të shkolla konsumojnë edhe alkool. Edhe në këtë rast, program i nisur konsiton në ndërgjegjësimin e tyre. Hendeqet që pati ky program më heret ishte mungesa e profesionistëve dhe fakti që ky prokjekt ka qënë i shtirë vetëm në disa shkolla në vend.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›