Filozofia e Pipes Skica e konceptimit mbi jeten

“Skicë e një konceptimi mbi jetën, plotësuar me Mbi Gjeniun”. Studiuesit e cilësojnë si librin e vetëm të mirëfilltë filozofik në letërsinë shqipe. Arshi Pipa e shkruajti këtë vepër në burg herë në fleta të holla ciagresh e herë në një fletore të maskuar në kapak me fotografinë e Stalinit. Kur doli nga burgu ai e fshehu atë në dyshekun e vjetër të birucës. Libri ka parë sot dritën e botimit në shqip e italisht.
“Sjell diçka që i ka munguar jo vetëm letërsisë, por botës së mendimit shqiptar. Ka qenë shkrimtar, poet, kritik por ndoshta vlera e tij më e madhe është se ka qenë mendimtar. Ka sjellë diçka të re, një risi në botën e mendimit shqiptar. Ne nuk kemi libra të mirëfilltë filozofie dhe ky është një boshllëk që e mbush me shumë dinjitet Arshi Pipa”-thotë studiuesi dhe përkthyesi, Amik Kasaruho.
“Ndoshta qelia për Pipën dhe internimi për Rizën ishin si të thuash, ajo pikënisje që i çoi drejt filozofisë. Pra burgu e detyronte që ta bluante mirë mendimin, ta kishte të fiksuar formulimin e tij në kokë dhe më pas ta hidhte në një letër të vlefshme, të cilën nuk mund ta kishte dy herë”-thotë studiuesi, Ardian Marashi.
“Skica e konceptimit mbi jetën” është përpjekja e filozofit për të gjetur kuptimin e epërm të jetës. Ajo është një ndër veprat e rralla të mendimit filozofik shqiptar e cila shërben si gurë i fortë në murin ku mungojnë shumë të tjerë. Konferenca shkencore dedikuar botimit të kësaj vepre vuri në pah edhe shumë vlera të panjohura të Arshi Pipës si një nga shkrimtarët më mirë, por më pak të vlerësuar.
Aurela Papadhima
Azhornuar së fundi ( e enjte , 23 qershor 2011 )