Michelsen: Belgjika, asnjë azilant nga shqiptarët e Kumanovës

Belgjika nuk do të pranojë asnjë kërkesë nga azilkërkuesit shqiptarë të rajonit të Kumanovës dhe Likovës. Kështu u shpreh në Shkup Ambasadori i Belgjikës në Maqedoni, Mark Michelsen, pas takimit me v/Kryeministrin e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, duke shtuar se deri më datë 23 shkurt në Belgjikë kanë kërkuar azil 439 qytetarë maqedonas.
“Mundësitë për fitimin e azilit janë virtualisht zero. Pse është kështu? Fillimisht sepse nuk ka azil ekonomik, pastaj aplikohen kriteret e Konventës së Gjenevës ku theksohet qartë se për të fituar azil duhet të vërtetohet frika e përndjekjes. Fenomenin e përndjekjes mund të ndeshim në vende si Afganistani, apo Somalia, por ne nuk duhet të harrojmë se Maqedonia ishte e gatshme të inkuadrohet në NATO para dy vjetësh, ndërsa Komisioni Europian vitin e kaluar dha mendim pozitiv për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarsim”, tha Mark Michelsen, Ambasador i Belgjikës në Maqedoni.
Ndërkohë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, komentoi dukurinë e shpërnguljes së shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës.
“Në radhë të parë unë e kam provuar vet çështjen e braktisjes së vendlindjes dhe kjo nuk është çështje e lehtë dhe dua të bëj apel te të gjithë ata familjar që e kanë braktisur vendlindjen e tyre që të mos manipulohen nga matrapaz, profiter të ndryshëm. Mendoj që të gjithë njerëzve tu premtoj parajsa në Belgjik apo ndonjë vend tjetër të Evropës por le ta din të gjithë ata që kanë rënë pre e kësaj propagande andej vendin e kanë nëpër llogore ku jetojnë në bashkësi me shumë popuj të tjerë”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Zv/Kryeministri Abdylaqim Ademi tha se Qeveria e Maqedonisë është e gatshme t’i ndihmojë të gjithë qytetarëve maqedonas që ndodhen në Belgjikë dhe që duan të kthehen në vendlindjet e tyre.
Shkëlzen Aqifi < I mëparshmi