E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në një aksident tragjik Seadi i Kafazit të Artë

GOSTIVAR- Një aksident tragjik i ka marrë jetën finalistit të edicionit të tretë të Kafazit të Artë. Bëhet fjalë për Sead Zeadinin, djalin simpatik nga Maqedonia që u përfshi në një lidhje me Aulona Mustën, brenda Kafazit të Artë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gostivar të Maqedonisë. Makina me të cilën udhëtonte Seadi është përplasur me një kamion, ndërsa mësohet se ai udhëtonte me familjarët e tij, 2 prej të cilëve kanë vdekur.

Aksidenti tragjik i ka marrë jetën edhe nipit 3-vjecar, si dhe kunatëes së tij. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet vëllai i Seadit. Shkak për aksidentin mësohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën lëvizte makina e familjes Zeadini.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›