E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, krijohet zyra speciale në Prokurorinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, kanë krijuar një Zyrë Speciale në Prokurorinë e Kosovës,e cila do të merret me hetimin e rasteve të rënda të korrupsionit në vend.Kështu bëri të ditur, Kryeministri Hashim Thaçi,duke prezantuar idenë e krijimit të kësaj “Taskforce”,e cila sipas tij, do të përbëhet nga tetë prokurorë kosovarë dhe tre të EULEX-it.

"Për të rritur efikasitetin në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Qeveria me insistimin tim, në koordinim edhe me EULEX-in ka vendosur ta forcojë zyrën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila është themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Do të formohet një departament special që do të jetë i ngarkuar të hetojë të gjitha rastet e rënda korruptive", tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Ndërsa,përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë,janë shprehur skeptik nëse kjo Zyre Speciale në Prokurorin e Kosovës,do të jetë efektive.

"Kjo Taskforce, nuk e kuptoj se si do të mund të funksionoi, kur ne tashmë e kemi shembullin e Agjencisë Anti-korrupsion i cili denoncon korrupsionin në prokurori dhe prokuroria nuk funksionon. Nuk e di se ku do ti dërgoj rastet kjo taskforce nëse jo në prokurori... Unë mendoj që serioziteti i qeverisë shihet në atë se, sa ka krijuar ligje të forta që ta luftoj korrupsionin. Nuk tregohet serioziteti duke krijuar institucione mbi institucione", u shpreh Avni Zogiani, kryetari i Organizatës “çohu”.

Kreu i ekzekutivit kosovar,po ashtu tha se,Qeveria e Kosovës do të marrë përsipër rekrutimin e hetuesve dhe ekspertëve të cilët do të merren me hetimin e rasteve. "Qeveria do të marr përsipër përzgjedhjen dhe rekrutimin e 30 oficerëve hetues të Policisë së Kosovës të cilët do të angazhohen drejtpërdrejtë në hetimin e rasteve. Përveç kësaj Qeveria përmes një konkursi do të përzgjedhë pesë ekspertë me përgatitje dhe eksperiencë në fushën e tatimeve, shpëlarjes së parave etj", tha Thaci.

Sipas këtij projekti,parashikohet që personeli dhe vecanërisht prokurorët e këtij departamenti,që do të hetojnë rastet e rënda të korrupsionit,do të kenë mbrojtje fizike personale dhe për familjet e tyre.

Shkëlzen Osmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›