Zagrebi paguan 20 milionë kuna borxhe

NK Zagrebi ka paguar 20 milionë kuna borxhe. Këtë lajm e bën të ditur "Jutarnji List" që shton se atmosfera në klub vazhdon të jetë e nderë. Dy ditë më parë, mediat kroate aluduan për fiksim rezultati në Vllaznia-Zagreb (1-0), madje te "organizuar" nga vetë zagrebasit, pasi në pikat e basteve në kryeqytetin e Kroacisë u luajtën shuma të mëdha financiare në favor të fitores së Vllaznisë në Intertoto. Ndërkaq, ndihmësi i trajnerit Mirosllav Bllazhevic, Denis Bezer, ka dhënë dorëheqjen nga klubi dhe "Jutarnji" hedh dyshime se edhe Bllazhevici mund të largohet. Zagrebit i ka dalë edhe nëj problem tjetër sepse një ish-lojtar, Hrvoje Vejiq, kërkon 70 000 kuna që thotë se klubi ia ka borxh.