Të folurit e vonshëm tek fëmija, asnjë pasojë në shëndet
SIDNEJ-Të folurit e vonshëm nuk ka asnjë ndikim në shëndetin mendor të fëmijëve, ka treguar një studim australian.
Studiuesit pranë Universitetit “Western Australia” kanë ndjekur zhvillimin e fëmijëve të cilët flasin më vonë dhe kanë zbuluar se ata nuk janë më të turpshëm, depresivë ose më agresivë sesa moshatarët e tyre që kanë folur më herët.
Gjatë studimit janë studiuar 1.400 fëmijë, ndërsa konkludimi i shkencëtarëve është se aftësia e vonshme e të folurit nuk është faktor rreziku për çrregullimet e mëvonshme emocionale apo në sjellje tek këta fëmijë.
(d.b/BalkanWeb)