E Shtunë, 31 Tetor 2026

Midis përshpërimave dhe të vërtetave historike

Shpeshherё nё shumё prej eseve tё volumit Nё mbrojtje tё Pio XII. Arsyet e historisё, haset problemi i figurёs sё Pio XII, gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, dhe qёndrimi i tij nё lidhje me shfarosjen e hebrejve.

Ky problem lindi rreth viteve ’60 të shek.XX, kur paraqitet shume aktive propaganda sovjetike, qё kishte nisur tё prodhonte dhjetëra broshura kundёr politikёs sё Vatikanit tё viteve 1920 dhe 1930 dhe tё konfliktit tё sapombaruar, duke e paraqitur Vatikanin si njё “aleat” tё fashizmit. Duket se pjesa mё e madhe e kёtyre tezave vinte prej vëllimit tё historianit sovjetik Mikhail Marchovich Scheimann me titull, Der Vatikan im zweiten Weltkrieg, i publikuar nё gjuhёn ruse nga Instituti Historik i Akademisё Sovietike tё Shkencave dhe i pёrkthyer mё pas nё gjermanisht (1954) dhe nё anglisht (1955).

Pёrse kjo fushatё kaq e fuqishme kundёr Vatikanit? Dirigjentёt e Bashkimit Sovjetik shikonin tek antikomunizmi i Pio XII njёrën prej pengesave kryesore pёr politikёn e tyre, nё tё njёjtёn kohё kёrcёnuese, drejt Europёs perёndimore, por sigurisht qё kishte edhe motive tё tjera. Nё esenё e tij, Paolo Mieli flet per nje “ndёrgjegje tё keqe”, tё dirigjencёs sovjetike pёr tё fshehur pёrgjegjёsitё e veta tё rёnda nё politikёn e shfarosjes qё kryente fashizmi, sidomos nё Europёn Lindore. Ështe e dokumentuar tashmё qё nё tё gjitha fjalimet e tij, Stalini citon hebrenjtë vetёm njёherё, duke mos folur kurrё pёr dhunёn qё ushtrohej ndaj tyre prej fashizmit.

Nga ana tjetёr, nё Sllovaki e cila qeverisej nga Josef Tiso, rreth tetorit 1942 dhe vjeshtёs sё vitit 1944 deportimet u pezulluan nga presioni i vazhdueshёm i nuncit Xhusepe Burcio dhe Sekretarisё sё Shtetit tё Vatikanit: bёhet fjalё pёr njё rast pothuaj tё veçantё nё historinё e Shoah. Tё diskriminuar, por jo tё deportuar ishin edhe hebrejte hungarezё, tё paktёn derisa ishte nё qeveri protestanti Miklos Horthy (deri mё 23 mars 1944) dhe, edhe kёtu ёshtё e njohur vepra e kryer, pёrpara dhe pas asaj date, prej nuncit Angelo Rotta.

Aktiviteti dhe figura e Papa XII nuk mund tё pёrmblidhet vetёm nё vitet e luftёs sё dytё botёrore, por duhet vleresuar nё tё gjjthё veprёn e tij. Pas luftёs, Pio XII nuk u bё njё “kapelan i Perёndimit”, por padyshim u bё njё prej zёrave mё tё shquar tё antikomunizmit europian. Duhet thёnё se antikomunizmi – ishte njё lёvizje e shumëllojshme si nё pikat e referimit kulturor, por edhe nё perspektivёn politike.

Tё gjitha kёto argumente duhen vlerёsuar dhe duhen rikthyer nё histori. Diçka ka filluar tё bёhet po t’i referohemi volumit tё Valerio De Cesaris, Pro Judaeis, por shumё figura duhen rishikuar: pa bёrё kёtё ёshtё e vёshtirё tё kuptojmё me tё vёrtetё «Shpirtёrisht jemi tё gjithё semitё» tё lombardit dhe manxonianit Achille Ratti.

Përgatiti Ilirian Dahri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›