Migen Memelli: "Kalova dite të bukura me Kombetaren”

Albania-sport - Migen Memelli dëshmoi në "Loro Borici" se tashmë është një lojtar profesionist me tërë kuptimin e fjalës. Gjesti i tij dhe përshendetja e përzëmërt drejtuar trajnerin të Kombëtares, Oto Baric flet më shumë se 12 golat e tij me fanelën e nënkampiones së Norvegjisë, SK Bran Bergen.
Futbollist elegant dhe i sjellshëm, një edukatë që duket se rrënjët i ka te familja e tij, është nga ata lojtarë që vlerësojnë pozitivisht cdo gjë që ka të bëjë më futbollin e luatur në fushë, por edhe jashtë saj. Shumë nga lojtarët e rinj të thirrur në ndeshjen kundër Maqedonisë, kanë qene dëshmimtarë të skenave të shëmtuara të ndodhura në stadiumin me tifozerinë më të zjarrtë në Shqipëri. Kanë parë me sytë e tyre, se si një nga trajnerët më prestigjiozë në botë, Oto Baric, i është dorëzuar pa kushte presionit të "kuartatetit të klaneve", për të lënë Besart Berishën jashtë formacionit fillestar.
Migen Memelli ishte një nga emrat më të lakuar si zbulim i Baric në grumbullimin e Antalias në Turqi. Dhe kjo u pohua në më shumë se njëherë në intervistën ekskluzive të dhënë nga trajneri kroat për faqen Albania-sport.com. "Mbeta i habitur kur më thanë se nuk do të isha as në 18-shen e lojtarëve", pohoi Memelli për Albania-sport. "Misteri me folii shumë qetësisht duke më lënë të kuptoja se ajo ishte një zgjidhje e detyruar për të", shton lojtari. "E falënderova për kujdesin që ai tregoi gjatë ditëve të grumbullimit. Nuk jam i mërzitur, por dëshira ime ishte të fitonim. Këto i thashë trajnerit, - pohoi Memelli. Baric duke vlerësuar sinqeritetin e lojtarit të tij, i ka përsëritur se Memelli ka një rrugë të madhe për të bërë. "Ti mbetesh një nga kandidaturat e mia kryesore".
Skuadra e Bran Bergen nesër do të niset për të zhvilluar pjesën e dytë përgatitore në La Manga të Spanjës. "Do të qendrojmë dy javë dhe në program janë dhe katër ndeshje miqësore, ku dy prej tyre janë ato kundër Lilestrom (11 shkurt), Rozenborg (14 shkurt), KR (17 shkurt) dhe Valerenga, më 20 shkurt.