E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipojë, aty ky barazimi nuk kënaq askënd

Ada dhe Erzeni kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila, në ballafaqimin midis tyre, një rezultat ky që nuk para i shërben edhe aq këtyre skuadrave, pasi velipojasit mbeten në vendin e parafundit të renditjes, por tashmë me pikë të barabarta me Bilishti Sport, ndërsa shijakasit zbresin me një vend, në atë të gjashtin, me 21 pikë.
Dollaku ka kaluar miqtë në epërsi, duke shënuar katër minuta përpara përfundimit të pjesës së parë dhe goli i tij ka mbetur në fuqi deri në minutën e 84-t të ndeshjes, kur Gogaj ka arritur të thyejë qëndresën e miqve nga Shijaku, duke shënuar dhe duke siguruar barazimin për skuadrën e Adës. Skuadra mike e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Troplini ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka lënë fushën e lojës.

Ada - Erzeni 1-1
Shënues: Gogaj 84' / Dollaku 41'
Ada: Legata, Cobaj, Shutani, Damzi, Miloku (Gjetja 75'), Pepa, Kaloshi, Gogaj, Veri (Brashaj 61'), Peluka (Aleti 54'), Palaj. Trajner: Y. Zani
Erzeni: Rizvani, Rexha (Kapedani 79'), Beqiri, Dollaku, Nika (Kamberi 18'), Stilia, Lala, (Mitraj 86'), Troplini, Bejko, Sharra, Ndoi. Trajner: H. Dedja
Gjyqtarë: M. Sopjani, I. Rizaj (Tiranë), E. Pjetrushi (Lezhë).
Kartona të verdhë: Cobaj, Dani, Pepa, Gogaj, Bejko, Shana, Troplini.
Kartoni kuq: Troplini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›