E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Nuhiu vazhdon me paraqitjet e mira në superligë

Edhe një lojë të shkëlqyeshme ka treguar mesfushori Arben Nuhiu në fanellën e skuadrës së tij të re, Besa nga Kavaja. "Viktimë" e tyre kësaj radhe ishte skuadra e Shkumbinit, që u mposhtë me rezultat 2:1. Nuhiu nuk ka shënuar gol, megjithatë ka qenë asistues i golit të dytë dhe kontributi i tij në këtë ndeshje ka qenë i padiskutueshëm.
"Nuk kam shënuar gol kundër Shkumbinit, sepse detyra ime ishte të shërbejë sulmuesit me topa. Por unë jam i kënaqur nga paraqitjet e mia. Tani jemi ngjitur në vendin e pestë dhe ambiciet tona vijnë duke u shtuar. Kemi bërë disa lojëra të mira, ku do ta vecoja fitoren në transfertë me Tiranën", është shprehur Nuhiu.
Ndërsa skuadrat e Ardian Nuhiut (Dinamo) dhe Suat Zendelit (Apolonia) kanë humbur në këtë javë. Blutë u dorëzuan përballë Partizanit. Duke humbur me rezultatin 2:1, ndërsa Nuhiu luajti vetëm në pjesën e parë. "Mund të them se jam i kënaqur, por e di se mundet edhe më mirë. Shpresoj se loja ime në ndeshjet e ardhshme do të përmirësohet edhe më shumë dhe ajo që është më kryesore është të fillojë të shënoj gola", thotë Nuhiu, i cili shtoi se të mërkurë, sërish ka një ndeshje me vëllain e tij Arbenin.
Ekipi i Zendelit, Apolonia është befasuar nga Vllaznia në takimin që është luajtur në Fier. Miqtë nga Shkodra i kanë shkaktuar një humbje të thellë Apolonisë me rezultat 4:1. Kjo humbje e sjell skuadrën e Zendelit në pozitën e fundit të tabelës së klasifikimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›