Migen Memelli synon të bëhet golashënues në Arabi
Pasi ka fituar “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore shqiptare, Migen Memelli kërkon që një arritje të tillë ta përsërisë edhe në Arabinë Saudite. Sulmuesi pogradecar, një prej lojtarëve më të spikatur të dy edicioneve të fundit në kampionatin tonë, fillimisht me Tiranën dhe më pas me Flamurtarin, në sezonin e ri do të luajë me Al Faisalin. 30-vjeçari ka përcaktuar objektivin e tij: shënimin e 20-25 golave në kampionatin arab. “Niveli i futbollit këtu në Arabi është mesatar. Mendoja se kishte shumë konkurrencë. Nuk është ashtu. Për sulmuesin është më e lehtë, sepse portierët janë të gjithë arabë. Federata vendase e ka me ligj: Nuk lejohet asnjë portier i huaj. ‘Gardianët’ i kanë shumë të dobët. Kampionati ka 14 ekipe dhe luhet nga gushti në prill, sepse më pas është shumë nxehtë. Dua të shënoj 20-25 gola, në mënyrë që të transferohem në një ekip më të fortë”, tha Memelli.
#