E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA ikago mund Majemin ne shtepi

Çikago realizoi një gjysmë mrekullie duke arritur fitore në fushën e kampiones Majemi.
Gjysmëfinalet e konferencave në NBA prodhuan të papriturën e dytë dhe Bulls fitoi me rezultatin 93-86 ndaj skuadrës më të mirë të sezonit të rregullt.
Çikago u udhëhoq nga Robinson që shënoi 27 pikë dhe shërbeu 9 asistë, Batler realizoi 21 pikë dhe kapi 14 topa në tabela, ndërsa Noah shënoi 13, kapi 11 tabela dhe shërbeu 4 asiste.
Për Majemin, Xhejms shënoi 24 pikë, ndërsa Duejn Uejd arriti të realizonte vetëm 14.
Ndërkaq, San Antonio arriti një fitore tepër të vështirë ndaj Golden Stejtit në fushën e vet. Spërs fitoi 129-127 pas dy kohëve shtesë, pra pas 58 minutash lojë. 
U desh koshi vendimtar i Manu Xhinobilit për suksesin që i jep kryesimin 1-0 San Antonios në gjysmëfinalen e Perëndimit.
Dy ditë më parë, Oklahoma fitoi 93-91 me Memfisin dhe Indiana triumfoi në fushën e Nju Jorkut 102-95.
Sonte duke u gdhirë e mërkura do të luhen pikërisht ndeshjet e dyta Oklahoma-Memfis dhe Nju Jork-Indiana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›