Migjeni, Berisha dhe... koha për të ikur
"Unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n‘sa mbrapa ia loz lojën kur të due. Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis‘ me qindra vetë në vendin tonë",... shkruante Migjeni... duke mos ditur se këto fjalë do t‘i shkonin aq shumë më vonë një Kryeministri të vendit të tij. Migjeni nuk është ngucur asnjëherë. Por edhe sikur ta dinte se jeta e tij do ishte vetëm 27 vjet, do kishte pak gjasa që të ngutej. Për Migjenin kishte kohë. Nuk i erdhi keq pas viteve ‘90, kur vandalët i thyen varrin dhe as kur shtëpia për ironi iu kthye në një Kuvend. Kishte kohë. Sërish i qëlloi disi "keq", kur me të drejtë Presidenti Topi arriti të kalonte barrierën e bashkëkohësve të tij dhe i dha në tagrin e vet "Nder i Kombit". Migjeni ishte një i tillë. Vonë. Por më mirë se kurrë.
Deri këtu asgjë e re. Gjithçka e ditur. 70 vjet më vonë, morali i tij i shkon si duhet epokës ku jetojmë. Por, ndryshe nga ai, që pranonte në heshtje gjithçka, në Shqipëri tash është e vështirë që të pranosh këtë lojë të turpshme me shoqërinë. Ndaj një personazh i kohës sonë ngucet. Ngucet, sepse tashti i ka ardhur koha që të prehet në harresë. Personazhi merret me mend: Z.Berisha. I akuzuar familjarisht publikisht për Gërdecin, ai ka mundur që t‘i shmanget dobët përgjegjësisë së tij të madhe morale. Aq dobët dhe turpshëm, saqë gishti i tij shkoi te letargjia e strukturave tona sekrete, shërbimeve që për hir të vërtetës e kanë belbëzuar dhe kanë ulur gjithë këto kohë kokën para shpatës së tij; ushtria, që i ishte shmangur turpshëm; dhe të gjitha strukturave të qeverisë bashkë. Ato ishin kaq të shmangura, saqë ditët e sotme post-Gërdeci po bëhet më i dhimbshëm se tmerri i ngjarjeve... nga mali i fakteve që zbulohen dhe ku dora e familjarëve të Kryeministrit është kudo. Gjithçka bëhej me leje, ishte dhënë një e tillë; në dijeni ishte Kryeministria me informacionin ditor të Shtabit të Përgjithshëm etj. Shkurt. Shqipëria është e zënë. Përgjigjen më të thjeshtë e ka dhënë arsyeja njerëzore: Çfarë dreqin donte kjo fabrikë vdekje afër një aeroporti, afër një porti. Kjo është arsyeja që shkarja e vazhdueshme e Kryeministrit tash i ngjan njeriut që në stuhi i ka humbur të gjitha, busullën, velat... madje dhe farin e tij. Aq sa në këtë terr tashmë nuk i mjaftojnë dhe patericat që mori për arnimin e Kushtetutës prej opozitës. Është kaq i turbulluar tashmë, saqë do të mjaftonte artikulimi i thartë i nëpunësit të parë të "Rrugës së Elbasanit", që Kryeministri të transformohej për pak orë. Të pranonte. Të përulej. Si kurrëherë.
"Unë jam pa moral. Konceptimi im menduer - mos me thanë ideologjik - nuk pajtohet me moralin të cilin kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, s‘sa //////mbrapa ia loz lojën kur të due. Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis‘ me qindra vetë në vendin tonë". Në fakt, Migjeni e shkruante dhe nuk e bënte, por Berisha e luan vetë, sepse ngucet. Konceptimi i tij mendor pajtohet me moralin më të keq të kohës. Dhe, kur kësaj i shtohet dhe Fati, që e ndjek nga pas, atëherë është mirë të presësh katrahurën. Njeriu që bëri oponencën më të madhe ndaj korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë së mëparshme, tashmë është ulur vetë i qetë në të njëjtën bankë. Në një akord, si asnjëherë tjetër me njeriun më "të fortë", pas tij në skakierën politike shqiptare, znj. Topalli, bashkërisht arritën që hë për hë problemin e imunitetit të zotit Mediu dhe të imuniteteve në përgjithësi mos ta përfshinin në rendin e ditës deri në mesin e korrikut. Dhe që gjërat që nuk u shkojnë t‘i çonin si zakonisht në kalenda... ashtu si ndodh zakonisht pas mbarimit të pushimeve të verës, duke lënë në eterin politik shqiptar të vazhdojë përralla e bukur e centralit bërthamor, legalizimeve, dosjes së spiunëve etj.
Dikur, përballë Berishës, kundërshtarët e tij kanë pritur të ndodhte ndonjë zgjidhje alla "deus ex machine", që larg qoftë më 1997 rezultoi me pasoja për të gjithë. Vetëm se "Berisha 2008" është krejt ndryshe nga Berisha i viteve të mëparshme. Karikimi i viteve të para të demokracisë... duket se i ka mbaruar me kohë. Ndërsa karikimi i dytë me mandatin e ri duket se nuk do t‘i mjaftojë as të shkojë në pragun e fundit të mandatit të tij. Ndaj Berisha ngucet. Ngucet. Aq sa, po të kishte mundësi, do tentonte që t‘i bënte ndonjë marifet edhe vetë kohës.
Por, tash ka ndryshuar diçka. NATO, procedurat e përshpejtuara në BE duken se kanë pak peshë në qetësimin e ndërgjegjes së njerëzve, që tash janë duke vuajtur realisht në kurriz një valë premtimesh pa sens të Kryeministrit shqiptar. Që e ka vështirë të shikojë bazën, prej zgjyrës së lukunisë së servilëve, apo të testojë me sytë e tij varfërinë, burimet e para të munguara të jetës dhe zvogëlimin gjithmonë e më shumë të mirëqenies së njerëzve të thjeshtë. Në këtë qerthull, duket se edhe vetë të huajt, "kumbarët" e Berishës, ia kanë thënë qartë se nuk mund të bëhen më pjesë e lodrave dhe pehlivanllëqeve të tij. Raporti i departamentit për trafikimin e qenieve njerëzore, indekset më parë të korrupsionit etj., kanë treguar se Shqipëria berishiane pas kulaçit duhet të provojë dhe kërbaçin e demokracisë.
...unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n‘sambrapa unë ia loz lojën kur të due. Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis‘ me qindra vetë në vendin tonë". Migjeni e mbylli qetë rrugën e tij dhe i ka pëlqyer kinse "harresa", duke ua lënë pa dashje të tjerëve kultin e tij të qashtër. Nuk është çudi në fund t‘i jetë kujtuar dhe vetë Zoti, prej fatit të tij të keq. Ndërsa Berisha, që nuk do të dijë shumë për moralin e popullit të tij, do ishte mirë të angazhonte strukturat e partisë dhe të gjente vetë një vend prehje jashtë politikës për veten e tij. Edhe pse tash është e vështirë... dhe duket se duhet të japë llogari sesi ia "lozi lojën shoqnis". Duhet të ngucet. Për at‘Zot. Është koha thjesht për të ikur.